Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike është publikim periodik që analizon zhvillimet kryesore makroekonomike në Eurozonë, në vendet e rajonit të Ballkanit dhe ekonominë e Kosovës. Dinamikat në ekonominë e Kosovës analizohen në akordim me katër sektorët e ekonomisë: sektorin real, financiar, të jashtëm dhe sektorin fiskal. Raporti publikohet në baza tremujore me të dhënat e fundit në dispozicion.