Mbrojtja nga falsifikimet

Kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara euro në Republikën e Kosovës

Bazuar në raportet e fundit të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë në gjysmën e parë të vitit 2019 janë identifikuar një numër prej 656 kartëmonedhash dhe 2,184 monedhash të falsifikuara të cilat janë tërhequr nga qarkullimi kurse shuma e tyre ishte rreth 65,695.00€ dhe 3,244.45€ përkatësisht. Pjesa me e madhe e këtyre kartëmonedhave dhe monedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt. 

Kartëmonedhat e falsifikuara euro në Republikën  e Kosovës

Tabela 1: Kartëmonedhat euro të falsifikuara te konfiskuara në qarkullim në nivel të Kosovës (numri i denominimeve)


Burimi: Agjencia e Kosovës për Forenzikë (2019)
* Të dhënat prej 1 janar 2019 deri me 30 qershor 2019

Ngjashëm me vitin e kaluar, në gjysmën e pare të vitit 2019 kartëmonedha më e falsifikuar ka qenë ajo e prerjes prej 100€ e cila përbënte rreth 73.3% të të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Denominimet në vlerë prej 500€, 200€ dhe 50€ përbënin rreth 18.6% të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara kurse pjesa tjetër e denominimeve ishin kryesisht te denominimeve prej 20€, 10€ dhe 5€ përbenin rreth 9.5% të të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara. 

Monedhat e falsifikuara euro në Republikën  e Kosovës

Tabela 2: Monedhat euro të falsifikuara te konfiskuara në qarkullim në nivel të Kosovës (numri i denominimeve)

Burimi: Agjencia e Kosovës për Forenzikë (2019)
* Të dhënat prej 1 janar 2019 deri më 30 qershor 2019

Në gjysmën e parë të vitit 2019 monedhat më e falsifikuara kanë qenë ato në prerje prej 2€ dhe 1€ të cila përbënin rreth 90.9% të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Ngjashëm me vitin e kaluar, në gjysmën e pare të vitit 2019 monedha më e falsifikuar ka qenë ajo në prerje prej 2€ e cila përbënte rreth 55.4% të të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi.