Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
Të interesuarit për të themeluar një bankë duhet fillimisht të aplikojnë për licencë për zhvillim të veprimtarisë bankare nga BQK-ja. Të interesuarve filimisht iu sygjerohet të lexojnë manualet e licencimit bankar dhe pyetjet më të shpeshta për licencimin bankar pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.
Departamenti për Licencim dhe Standardizim do të jap udhëzimet e nevojshme para se të fillohet me procesin e aplikimit për licencim bankar. Ai mund të kontaktohet përmes emailit Licencimi@bqk-kos.org ose përmes telefonit në numrin +383 (0) 38 222 055.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara