IMF/IFJB

Të interesuarit për të regjistruar/licencuar një Institucion Mikrofinanciar (IMF) apo Institucion Financiar Jobankar (IFJB) duhet fillimisht të aplikojnë në BQK për regjistrim/licencë për zhvillim të veprimtarisë financiare sipas Ligjit pë Banka, IMF dhe IFJB. Të interesuarve filimisht i’u sygjerohet të lexojnë manualin e regjistrimit të IMF-ve dhe IFJB-ve dhe pyetjet më të shpeshta për regjistrim të IMF-ve dhe IFJB-ve pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.

Departamenti për Licencim dhe Standardizim do të jap udhëzimet e nevojshme para se të fillohet me procesin e aplikimit për regjistrimin/licencimin e një IMF-je apo IFJB-je. Ai mund të kontaktohet përmes emailit BQK.Licencimi@bqk-kos.org ose përmes telefonit në numrin +381 (0) 38 222 055.