Aplikimi për Raport Kreditor

Çdo qytetar respektivisht çdo kredimarrës i cili dëshiron të marrë raportin e tij/saj të detajuar kreditor, mund të aplikojë në njërën prej tri formave të paraqitura si në vijim: 

1. Aplikimi përmes portalit për qytetarë  www.raportikreditor.org 

Çdo qytetarë mund të hapë llogarinë e tij personale në portalin e dhënë dhe pas aktivizimit të llogarisë mund të ketë qasje online dhe pa pagesë në raportin kreditor. 

2. Aplikimi për Raportin Kreditor në ndonjërën nga degat e bankës përkatëse.

3. Aplikimi për Raportin Kreditor në Bankën Qendrore të Kosovës.

 Bëhet çdo ditë pune prej orës 10:00-12:00 ndërsa tërheqja e raportit kreditor bëhet nga ora 15:30 -16:00 të njejtën ditë të aplikimit, përveç në rastet kur duhet rishikuar të dhënat nga institucionet raportuese.

Me rastin e aplikimit për Raport Kreditor përmes formave 2 ose 3 si më lart, përveç formularit të plotësuar nevojitet  kopja e dokumentit identifikues për personat fizikë, ndërsa për entitetet juridike nevojitet kopja e dokumentit identifikues të pronarit dhe kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit.

Klikoni këtu për shkarkimin e Formularit për aplikim të Raportit Kreditor

Për personat fizikë raporti kreditor është falas një herë në vit. Çdo raport shtesë brenda atij viti duhet të paguhet  3 Euro. Entitetet juridike për çdo raport duhet të paguajnë 3 Euro. Pagesa bëhet në llogarinë e BQK-së 1000700010000136 me përshkrimin “Raporti Kreditor RKK”. 

Raportit Kreditor do t’i bashkëngjitet një listë me përkufizime për termet e përdorura e cila do ta lehtësojë leximin dhe kuptimin e tij.