Manuali i Regjistrimit të IMF-ve dhe IFJB-ve përcakton kushtet dhe procedurat e nevojshme që duhen përmbushur nga subjektet aplikuese për regjistrimin e një IMF-je apo IFJB-je. Ai ofron udhëzime të veçanta për pranimin dhe vlerësimin e aplikacioneve dhe përcakton dokumentet minimale të nevojshme për aplikim për regjistrim. Duhet të theksohet se manuali është vetëm një udhëzues procedural dhe nuk përfshin të gjithë faktorët, që mund të vlerësohen gjatë fazës së analizës. Gjatë procesit të aplikimit informacione shtesë mund të kërkohen nga ana e BQK-së varësisht nga kompleksiteti i situatës.
Për ndonjë sqarim shtesë apo për ndonjë pyetje individuale, të interesuarve ju rekomandohet të kontrollojnë pjesën “Pyetjet më të shpeshta për regjistrim të IMF-ve dhe IFJB-ve” në uebfaqen e BQK-së si dhe shtojcat: I – Procesi i Regjistrimit, II – Kriteret e Regjistrimit dhe III – Alternativat ndaj Licencimit Bankar të Manualit të Regjistrimit të IMF-ve dhe IFJB-ve apo të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK përmes emailit BQK.Licencimi@bqk-kos.org ose përmes telefonit në numrin +381 (0) 38 222 055.