SQ
Mbyll

Edukimi Financiar: Informohu dhe merr vendime të duhura financiare

Programi i Edukimit Financiar i BQK-së synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë financiare të publikut, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara mbi produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet. Përmes këtij portali, ne kontribuojmë në mirëqenien financiare të qytetarëve dhe në ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm në vend.

Çka është Banka Qendrore?

Banka Qendrore e Kosovës është banka qendrore e shtetit. Shumica e shteteve të pavarura kanë bankën e tyre qendrore. Karakteristikat kryesore të një Banke Qendrore janë të qenit bankier për qeverinë dhe për bankat komerciale, ajo menaxhon furnizimin e vendit me monedha, zbaton politikat monetare dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin e pagesave të vendit. Disa banka qendrore, përfshirë Bankën Qendrore të Kosovës, kryejnë edhe funksione të tjera të rëndësishme, si mbikëqyrja e tregut financiar dhe menaxhimin e rezervave valutore të vendit. Por jo të gjitha bankat qendrore kanë këto role.

Cili është statusi ligjor dhe operacional i BQK-së?

Ligji aktual i Bankës Qendrore u miratua në vitin 2010. Ligji përcakton BQK-në si entitet të veçantë juridik me pavarësi operacionale dhe administrative. Nuk është pjesë e skemës së Shërbyesve Civil të Kosovës edhe pse është në pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës. Anëtarët e organeve të saj vendimmarrëse, të Bordit Drejtues të BQK-së dhe Bordit Ekzekutiv, nuk duhet të marrin apo të kërkojë ndonjë udhëzim nga qeveria apo kushdo tjetër në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Misioni i BQK-së: - Të ruajë stabilitetin financiar dhe monetar në Kosovë; - Të sigurojë sisteme efektive të pagesave dhe furnizimit me para të gatshme; - T'i ofrojë këshilla ekonomike Qeverisë dhe subjekteve të tjera publike; dhe - Të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Kosovës përmes zhvillimit të tregut financiar. Vizioni strategjik i BQK-së: vizioni strategjik i BQK-së është të jemi në mesin e bankave qendrore më efikase dhe efektive, si dhe të jemi institucion meritor në arritjen e integrimit evropian dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Nga ana operacionale, BQK-ja përpiqet të arrijë nivelin më të lartë, deri në përsosmëri, për nga kompetencat, integriteti, efikasiteti dhe transparenca në të gjitha operacionet dhe aktivitetet e saj.

Cilat janë funksionet kryesore të BQK-së

Lidhur me funksionet e BQK-së, siç ndodh shpesh në vendet relativisht të vogla, BQK-ja ka një gamë të gjerë të funksioneve. Megjithatë kryesoret janë: - Të nxitë dhe të mbajë një sistem financiar stabil; - Të veprojë si bankë ndaj bankave komerciale, Ministrisë së Financave dhe ndaj sektorit publike dhe agjencive ndërkombëtare; - Të zbatojë politikën monetare në Kosovë, kryesisht duke ndikuar në shumën e kredisë së krijuar; - Të sigurojë një furnizim adekuat dhe cilësor me kartëmonedha dhe monedha në Kosovë; - Të rregullojë dhe verë në veprim sisteme pagesash jo-kesh; - Të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë një gamë të gjerë të institucioneve financiare; - Të menaxhojë rezervat valutore të vendit; - Të veprojë si agjent fiskal i Qeverisë; - Të përgatitë dhe publikojë statistika si dhe të përgatisë dhe të publikojë analiza ekonomike mbi ekonominë e Kosovës. Ne vijim përshkruhen dhe shpjegohen shkurtimisht të gjitha këto funksione me përjashtim të funksioneve të mbikëqyrjes së tregut financiar dhe stabilitetit financiar. Këto funksione të rëndësishme do të mbulohen në një artikull të veçantë. Banka Qendrore e Kosovës vepron si bankë, por nuk hap llogari bankare për qytetarët apo kompanitë kështu që nuk është si bankat komerciale.

Përdorimi i Kartelave Bankare

Video informative për përdorimin dhe sigurinë e kartelave bankare. Disa banka qendrore, përfshirë Bankën Qendrore të Kosovës, kryejnë edhe funksione të tjera të rëndësishme, si mbikëqyrja e tregut financiar dhe menaxhimin e rezervave valutore të vendit. Por jo të gjitha bankat qendrore kanë këto role.

Bankat që operojnë në Kosovë

Sistemi financiar është sektori më i rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Bankat konsiderohen si institucionet kryesore financiare që veprojnë në sistemin financiar, kryesisht për shkak të gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve që i ofrojnë. Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale. Listën e plotë të bankave dhe kontakt adresat mund t'i gjeni këtu:

Çka do të thotë të jesh garantues dhe cilat janë rreziqet?

Garantuesit përdoren mjaft shpesh nga bankat dhe organizatat mikro-kreditore në Kosovë. Të qenit garantues për një person tjetër mund të jetë një favor shumë i madh, që i bën personit tjetër pasi nga kjo mund të varet miratimi apo refuzimi i aplikacionit për kredi. Por ka shumë rreziqe të mëdha të përfshira në të qenit një garantues dhe është e rëndësishme, që njerëzit të kuptojnë këto rreziqe dhe të mendojnë se si mund t’i menaxhojnë ato, para se të pranojnë të bëhen garantues. Ky artikull përshkruan karakteristikat kryesore nga të cilat përbëhen garancitë dhe rreziqet që një person bart duke nënshkruar një garanci. Disa njerëz mendojnë se nënshkrimi i një garancie është vetëm një formalitet - një mënyrë e thjeshtë dhe që nuk mbart rrezik për të ndihmuar një mik apo koleg duke i dhënë atij/saj një referencë. Por është më shumë se kaq - ju bëheni përgjegjës për borxhin e tyre, nëse ata dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre. Për më shumë lexoni këtu.

Çfarë është mirë të dini para se të merrni një kredi? Çka është kredia, çfarë lloji të kredisë do të merrni? Llojet e kredive, cila bankë? Dokumentet që duhet të siguroni para se të aplikoni për kredi Për më shumë ju lutem referojuni dokumentit në vijim:

Broshurë se çka janë kursimet dhe si t'i shfrytëzoni më pas ato.

Broshurë se çka duhet të dijmë para se të marrim kredi.

Broshurë rreth menaxhimit dhe planifikimit të financave tuaja, si veçori me rëndësi në jetën tuaj.

Subtab Description

Për të mësuar disa nga pyetjet më të shpeshta rreth bankave, shkarko dokumentin.

Për të marrë vendime të duhura kur bëjmë blerje, ne krahasojmë ofertat në treg: përparësitë dhe anët negative të produktit. Njëjtë duhet të veprojmë edhe kur blejmë produkte apo shërbime financiare. Sikurse në shumicën e vendeve të botës, edhe në Kosovë, bankat/institucionet kredidhënëse operojnë bazuar në ekonominë e tregut të lirë. Megjithatë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), e rregullon me legjislacion përkatës secilën fushë dhe i mbikëqyr nga afër se a janë duke e zbatuar këtë legjislacion. Për t’i informuar konsumatorët lidhur me çmimet e produkteve dhe shërbimeve, institucionet financiare në bazë të udhëzimeve të BQK-së, obligohen t'i publikojnë çmimoret e produkteve dhe shërbimeve financiare. Të gjitha bankat (institucionet kredidhënëse) janë të obliguara të publikojnë listën e çmimeve të të gjitha tarifave për të gjitha produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë dhe që të sigurohen që çdo degë dhe njësi e tyre mbanë në çdo kohë listat e tilla të çmimeve të printuara, si dhe t’i publikojë edhe në faqen zyrtare të bankës. Për më shumë shkarko broshurën

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) është një institucion i pavarur i themeluar me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut. Në përgjithësi, një depozitë do të thotë një shumë e parave të paguara nga një depozituesi në bankë, me kusht që ajo do të paguhet në mënyrë të plotë nga banka, me ose pa interes, qoftë me kërkesë ose në një kohë të dakorduar, sipas kushteve ligjore dhe kontraktuale të zbatueshme. Produktet tipike të depozitave bankare të ofruara nga bankat që janë siguruara nga FSDK janë depozita pa afatizim (llogari rrjedhëse), llogaritë e kursimeve dhe depozitat me afat. Aktualisht, depozituesit janë të siguruar, për secilën bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej: EUR 5,000 Një depozitues do të ketë llogaritë e depozitave të tij të siguruar në të gjitha bankat që janë anëtarë të FSDK-së deri në shumën maksimale të kompensimit prej 5,000 euro. Për shembull: Një depozituesi i siguruar ka llogaritë në dy banka (banka A dhe banka B) i ka depozita të veta të siguruara në këto dy banka, përkatësisht në bankën A: deri në 5,000 euro dhe në Bankën B: deri në 5,000 euro. Shih Fletëpalosjen informative mbi sigurimin e depozitave për depozituesin: Më shumë Infomata rreth FSDK, referojuni web faqes se tyre:

Më shumë informata

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të). FKGK është themeluar në janar të vitit 2016, bazuar ne Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Qëllimi i FKGK-së është të përkrahë sektorin privat në Kosovë, duke zgjeruar qasjen në financa për NMVM-të, duke mundësuar kështu edhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar dhe avancimin e mundësive për sektorët ekonomikë më pak të shërbyer. Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016. Për më shumë informata referojuni faqes së tyre:

Lexo më shumë

Valuta që përdoret në Kosovë është euroja. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e një furnizimi të duhur me monedha dhe kartëmonedha euro, për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në ekonomi. Meqë euroja është valuta kryesore e lejuar për përdorim në Kosovë, përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me operacionet dhe menaxhimin e parave të gatshme kanë të bëjnë me euron. Më shumë rreth parasë në qarkullim në Kosovë:

Lexo më shumë

Duke filluar nga sot, 5 qershor 2017, Sistemi i Regjistrit të Kredive të Kosovës (RKK) që përdoret nga bankat dhe institucionet mikrofinanciare është zëvendësuar me një sistem të ri. Ky sistem është i zhvilluar sipas standardeve dhe teknologjisë së fundit të fushës së raportimit kreditor. RKK është vënë në funksion për herë të parë në vitin 2006 me qëllim që të ofroj në dispozicion informatat mbi kreditë dhe kredimarrësit për bankat komerciale, institucionet mikro financiare dhe kompanitë e sigurimeve. Lansimi i verzionit të ri të RKK-së është si rezultat i punës një vjeçare nga stafi i BQK-së në bashkëpunim të ngushtë me institucionet financiare në Kosovë. Sistemi i ri i RKK-së ka marrë në konsideratë kërkesat e reja në tregun e kredive dhe praktikat më të mira të standardeve ndërkombëtare në fushën e kredive. Sistemi i ri i RKK-së siguron më shumë informacione për aktivitetin kreditor. Shtimi i fushave të reja për raportim është bërë duke marrë në konsideratë kërkesat nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), institucionet financiare dhe nga departamente të ndryshme të BQK-së. Informatat e reja ndihmojnë FKGK-në në menaxhimin dhe rregullimin proporcional të rrezikut të përshkallëzuar për produktet dhe shërbimet që ofrohen sipas Ligjit mbi themelimin e FKGK-së. Informatat e reja gjithashtu u mundësojnë institucioneve kredi-dhënëse të kenë një pasqyrë më të qartë mbi aftësinë kthyese të klientëve të tyre dhe përgjegjësinë mbi obligimet financiare për çdo kërkues kreditor. Për më shumë, këto informacione do përdoren nga BQK-ja në aspektin e mbikëqyrjes bankare gjatë procesit të monitorimit dhe ekzaminimit. Këto informata i mundësojnë BQK-së të gjeneroj raporte të reja për aktivitetin kreditor dhe të publikoj më shumë tabela për aktivitetin kreditor. BQK-ja planifikon të zgjeroj gamën e statistikave me tabela të reja në bazë të shumë parametrave, si p.sh. kreditë e reja përgjatë periudhave, numri i kredi-marrësve të rinj, numri i kredive në bazë të komunave, kreditë e aprovuara për bizneset në pronësi të grave, kreditimi i bizneseve në bazë të madhësisë së biznesit, kreditimi i bizneseve sipas sektorëve, etj. Sistemi i ri i RKK-së mundëson zhvillimin e “web-service-ve” përmes të cilave mund të realizohet ndërlidhja e RKK-së me sistemet e institucioneve kredi-dhënëse. Zgjerimi i funksionaliteteve përmes të cilave është mundësuar hulumtim i përnjëhershëm i një vëllimi të madh të raporteve kreditore. Me këtë rast është avancuar procesi për industrinë kredi-dhënëse në aspektin e monitorimit të rregullt të portfolios kreditore konform rregullës për menaxhimin e rrezikut kreditor.

Regjistri i Kredive të Kosovës (për më shumë kliko broshurën)

Paguaj me kohë, përmirëso raportin kreditor (për më shumë shkarko broshurën)

Raporti Kreditor përmes Internetit (për më shumë shkarko broshurën)

Historiku, roli dhe rëndësia e sigurimeve

Sigurimi daton nga koha antike, në mënyra e forma të ndryshme. Format e para të sigurimit i hasim në bashkësinë e hershme njerëzore brenda fisit dhe më vonë familjes. Për më shumë shkarko artikullin:

Marrja e sigurimit është një proces me të cilin një person, i quajtur mbajtës i policës, në këmbim të një pagese i kalon një kompanie të sigurimit rrezikun e humbjes që do të donte ta shmangte, e cila quhet Primi Sigurimit. Njerëzit përdorin sigurimin për t'u mbrojtur nga rreziku i humbjes së mundshme por të pasigurt. Mbajtësi i policës zotohet për një kosto të ditur (primi) në këmbim që kompania e kontraktuar e sigurimeve të mbulojë shpenzimet më të mëdha, në rast të një ngjarje të padëshirueshme. Më shumë shkarko fletushkën bashkëngjitur më poshtë.

Llojet e Sigurimit: ka shumë lloje të ndryshme të sigurimit. Njerëzit mund të sigurohen kundër pothuajse çdo rreziku të mundshëm - me një çmim. Më poshtë janë katër llojet kryesore të sigurimit që shumica e njerëzve i konsiderojnë dhe rreziqet kryesor që janë duke u siguruar ndaj secilës prej tyre. Llojet e Sigurimit Lloji i rrezikut të mbuluar Sigurimi i jetës Vdekje e hershme Sigurimi i automjeteve Aksident apo vjedhje Sigurimi i pronës Zjarr apo dëme të tjera të pronës Sigurimi i aksidenteve dhe shëndetësore Në rast të sëmundjes dhe aksidentit personal

Sistemi Bonus-Malus është një sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historinë e kërkesave të të siguruarit. Çdo i siguruar në Kosovë (mbajtës i policës), i cili ka një kontratë (polisë) të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve me afat për të paktën një vit ka të drejtë e bonus-malus. Të gjithë mbajtësit e polisave të cilët nuk kanë shkaktuar aksidente brenda një viti do të përfitojnë nga bonusi i cili do të zvogëloj nivelin e primit të sigurimit të tyre për vitin e ardhshëm. Më shumë shkarko fletushkën.Llojet e Sigurimit Lloji i rrezikut të mbuluar Sigurimi i jetës Vdekje e hershme Sigurimi i automjeteve Aksident apo vjedhje Sigurimi i pronës Zjarr apo dëme të tjera të pronës Sigurimi i aksidenteve dhe shëndetësore Në rast të sëmundjes dhe aksidentit personal

Broshurë për sigurimet, çka janë, çfarë të dijmë dhe cilat janë llojet e tyre.

Për te mësuar disa nga pyetjet më të shpeshta rreth siguruesit , shkarko dokumentin.

Për të mësuar disa nga pyetjet më të shpeshta për licencimin e ndërmjetësuesve në sigurime, shkarko dokumentin.

Rregullimi i sistemit pensional

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale në Kosovë, sistemi pensional në Kosovë është i ndarë në tri shtylla: Shtylla e parë: Pensioni bazik është pension që Administrata Pensionale (në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale) ua paguan të gjithë banorëve të përhershëm të Kosovës që e kanë arritur moshën e pensionimit. Shtylla e dytë: Pensionet individuale të kursimeve që i siguron Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Fondi i Kursimeve Pensionale është themeluar me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime. Bazuar në Ligjin aktual nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribuojë në emër të punonjësve të vet në FKPK, si dhe punonjësi obligohet të kontribuojë në emrin e vet. Shtylla e tretë: Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit, Fondet Plotësuese Individuale Dy shtyllat e para janë pensione obligative, Pensionet bazë që i siguron Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Pensionet individuale të kursimeve i siguron Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Shtylla e tretë, Fondet Plotësuese Pensionale të Punëdhënësit dhe Pensionet Plotësuese Individuale, janë fonde vullnetare ku punëdhënësit mund të sigurojnë për punonjësit e tyre pensione plotësuese, por edhe individët mund të sigurojnë pensione plotësuese individuale përmes pensioneve plotësuese individuale. Mjetet nuk mund të tërhiqen deri në moshën e pensionimit, e mosha e pensionimit është 65 vjeçare.

Infomata më te detajuara rreth secilës shtyllë pnesionale në Kosovë mund të gjeni në Ligjin për Fondet Pnesionale të Kosovës kliko këtu

Edukimi Financiar për të rinjtë

Internship

Përvoja Praktike: Një mundësi unike për të rinjtë e Kosovës të zhvillojnë aftësi praktike financiare pranë ekspertëve të BQK-së.

Lexo më shumë

Foto-video galeria

Një udhëtim vizual përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të BQK-së, duke ofruar një dritare në botën e edukimit financiar.

Lexo më shumë

Për studentë

Për Studentët: Programet dhe aktivitetet që hapin rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme financiare për studentët universitarë.

Lexo më shumë

Për nxënës

Për Nxënësit e Shkollave: Iniciativa që edukojnë dhe fuqizojnë nxënësit me njohuri dhe aftësi financiare për menaxhimin e parave.

Lexo më shumë

ÇMIMI - Ekonomistë të rinjë

Çmimi - Ekonomistët e Rinj: Konkursi që shpërblen mendjet më të ndritura dhe idetë më inovative në fushën e ekonomisë.

Lexo më shumë

Të rinjtë

Për Të Rinjtë e Tjerë: Mundësi dhe aktivitete që zgjojnë interesin dhe zhvillojnë aftësitë financiare për të rinjtë jashtë sistemit arsimor formal.

Lexo më shumë
Materialet Edukative
12.09.2024
Publikimet

Plani i BQK-së për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme

Plani i BQK-së për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme

Lexo më shumë
12.09.2024
Publikimet

Pyetje dhe Përgjigje - Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme për Dinarin dhe pagesat nga Serbia

A është ndaluar dinari? A janë të ndaluara pagesat nga Serbia? Edhe shumë të tjera përgjigje në video.

Lexo më shumë
12.09.2024
Publikimet

Llogari pagese me shërbime bazike - Krijoni llogarinë tuaj bankare pa pagesë ose me çmim të ulët! (Video)

Tani që keni mundësinë të hapni një llogari bankare pa pagesë ose me një çmim shumë të ulët, ne kemi …

Lexo më shumë
12.09.2024
Publikimet

Raporti i informativave mujore të sistemit financiar

Broshura dhe këshilla për monedha 2 euro dhe tiparet e sigurisë nga monedhat e falsifikuara

Lexo më shumë
Biblioteka e Edukimit Financiar
Zbuloni një koleksion të gjerë librash edukativë për fëmijë në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe me zë, që ndihmojnë të vegjlit të mësojnë për financat në mënyrë argëtuese dhe interaktive.
Eksploro librat
Kontaktoni Edukimin Financiar
Na kontaktoni për informacione shtesë rreth programeve dhe shërbimeve tona rreth pjeses se edukative financiare. Jemi këtu për t’ju ndihmuar!Na kontaktoni Jemi këtu për t’ju ndihmuar!
Na kontaktoni

Edukimi Financiar: Drejt një të Ardhme të Qëndrueshme

Edukimi Financiar është iniciativa kryesore e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), e cila ka për qëllim rritjen e njohurive financiare të qytetarëve për t’i fuqizuar ata në marrjen e vendimeve të informuara për produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet. Përmes programeve edukative dhe burimeve të pasura, ne kontribuojmë në mirëqenien financiare të publikut dhe stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës. Ne angazhohemi të krijojmë një kulturë të fuqishme të edukimit financiar, duke promovuar kështu një ekonomi më të fortë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Pyetjet më të shpeshta

Si mund ta kontaktoj Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës?

A mund të hapi llogari apo të marrë kredi në BQK?

Cilat janë institucionet financiare që i licencon, mbikëqyr dhe rregullon BQK-ja?

Si mund të informohem për licencimin e një veprimtarie financiare?

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.