Më 9 mars 2010 në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) është themeluar Këshilli Kombëtar i Pagesave (KKP). Në KKP, BQK-ja ka një rol udhëheqës dhe do të përfaqësohet nga guvernatori dhe zëvendësguvernatori për funksionet bankare qendrore. Pos tyre, anëtarë të KKP-së do të jenë edhe drejtori i Departamentit të Thesarit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe drejtorët menaxhues të bankave komerciale. Themelimi i KKP-së është bërë me synim të mbështetjes së përbashkët të zhvillimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas për kliringun dhe shlyerjen e pagesave dhe të letrave me vlerë në Kosovë. KKP-ja paraqet komponentin qendror të bashkëpunimit mes akterëve relevantë në kuadër të sistemit kombëtar të pagesave.
KKP-ja do të ofrojë një mjet shumë të rëndësishëm për diskutime konstruktive mes akterëve të sistemit kombëtar të pagesave. Themelimi i KKP-së është paraparë në strategjinë e zhvillimit të sistemit kombëtar të pagesave dhe në periudhën afatmesme ai do ta ketë një rol me rëndësi në implementimin e kësaj strategjie.
Grupi punues në kuadër të KKP-së:
Ekipi menaxhues i projektit për zvogëlim të pagesave në para të gatshme në Kosovë
Takimi i parë 2 dhjetor, 2010 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i dytë 26 janar, 2011 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i tretë 15 qershor, 2011 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i katërt 21 shtator, 2011 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i pestë 14 dhjetor, 2011 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i gjashtë 30 janar, 2012 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i shtatë 26 qershor, 2012 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i tetë 19 shtator, 2012 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i nëntë 23 nëntor, 2012 Konkluzionet e takimit, Prezantimi1 dhe Prezantimi 2
Takimi i dhjetë 22 shkurt, 2013 Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi
Takimi i njëmbëdhjetë 5 shtator Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi