banner img

Programi i praktikës për studentë

Programi i Praktikës për Studentë

Qëllimi dhe Kohëzgjatja

Programi i praktikës për studentë i ofruar nga BQK-ja mundëson lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Ky program zgjatë katër javë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë marrëdhënie formale pune me BQK-në.

Gjatë praktikës, studentët e përzgjedhur do të vendosen nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse. Në fund të praktikës, studentët do të pajisen me certifikata për kryerjen e programit në fjalë.

Si Mund të Aplikoni?

Studentëve u rekomandohet që fillimisht të vizitojnë faqen zyrtare të BQK-së dhe të familjarizohen me institucionin. Pastaj, lexoni me kujdes aplikacionin për praktikë dhe përcaktohuni për fushat e interesit si:


  • Departamenti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve
  • Departamenti i Licencimit dhe Standardizimit
  • Departamenti i Menaxhimit të Mjeteve dhe Rezervave
  • Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë
  • Departamenti i Statistikës
  • Divizioni i Regjistrit të Kredive
  • Departamenti i Financave

Kriteret për Aplikim

  • Të jenë në mbarim të studimeve universitare (së paku viti i dytë)
  • Preferohen studentët me notë mesatare mbi 8
  • Të kenë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht
  • Të kenë njohuri të mira të MS Office (me dëshmi preferohet)

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Formulari zyrtar i BQK-së për aplikim
  • Letra motivuese
  • Lista e notave nga universiteti përkatës
  • Letër referencë nga një pedagog/profesor ose rekomandim zyrtar
  • Kopja e letërnjoftimit apo ndonjë dokument identifikues

Procedura e Aplikimit

Afati i fundit për aplikim: 14 korrik 2025

Email: [email protected]

Adresa: Rruga Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Formulari i aplikimit: Mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e BQK-së

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.