Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit – mbahet diskutimi i Sesionit të Tretë me titull “Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon”

15/11/2024

Diskutimi në panel është fokusuar në rolin e ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik rajonal.

Panelistët gjithashtu kanë vë theksin në modernizimin e sistemeve të pagesave të nxitur nga prania e bankave të huaja dhe zgjerimin e adoptimit të bankimit digjital, që është shumë me rëndësi për nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare.

Paraprakisht Zëvëndësguvernatori i BQK-së, z. Dardan Fusha bëri një prezantim lidhur me temën, duke i hapur kështu rrugën fillimit të panelit.


Moderator:

Asad Alam, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rritje të Drejtë, Financa dhe Institucione, Grupi i Bankës Botërore

Panelistë:

• Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore

• Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë

• Irena Radovic, Guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi

• Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar Ndërkombëtar

• Ahmet Ismaili, Guvernator dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës