Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
30/10/2014
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e nëntëdhjetë të mbajtur më 30 tetor 2014, miratoi vendimet si në vijim: • Miratoi Rregulloren për licencimin e kompanive të sigurimit dhe degëve të huaja të sigurimit • Miratoi Rregulloren mbi Statistikat e Instrumenteve të Pagesave • Miratoi Rregulloren mbi pagesën e pensioneve individuale të kursyera • Miratoi Rregulloren për licencimin e menaxhuesve të mjeteve për mjetet e Fondeve pensionale • Miratoi Pasqyrat financiare të BQK-së për tremujorin e tretë 2014 • Miratoi Rialokimin e buxhetit të BQK-së për vitin 2014
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara