Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
29/11/2018
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2018, mori vendimet si në vijim:
- Miratimi i Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e tretë të vitit 2018;
- Miratimi i Rregullores për Menaxhuesit e Mjeteve Pensionale;
- Miratimi i Rregullores për Themelimin e Pensionit Plotësues Individual nga Ofruesit e Pensioneve;
- Miratim i Rregullores për Themelimin e Fondit Plotësues Pensional të Punëdhënesit;
- Miratimi i Rregullores për Financimin dhe Vlerësimin Aktuarial të Pensioneve me Shuma të Caktuara.
- Miratimi i Rregullores për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave;
- Miratimi i Rregullores për Treguesin e Leverazhit;
- Miratimi i Rregullores për Procesin e Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me raportin tremujor për periudhën korrik-shtator 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara