Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
Në Regjistrin e Kredive të Kosovës (RKK) si subjekt i të dhënave paraqitet çdo person fizik apo entitet juridik që ndërmerr një obligim kredie. Si obligim kredie nënkuptohet çdo hua, kredit kartelë, garancion, lizing ose produkt tjetër me natyrë kreditore. Përpos rolit si kredimarrës subjektet e të dhënave mund të paraqiten edhe si bashkëkredimarrës, garantues, apo edhe si aksionar dhe drejtor të entitetit juridik të cilit i lëshohet obligimi kreditor.
Të gjithë kredimarrësit e ruajnë të drejtën e tyre për privatësi të të dhënave, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-172-alb.pdf
Institucionet kredidhënëse obligohen të marrin pëlqimin nga subjekti i të dhënave për qasjen në raportet e kredive dhe dërgimin e informacionit kreditor në Regjistrin e Kredive.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara