Paraja në qarkullim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës u siguron institucioneve publike, komunitetit financiar dhe publikut shërbimet e rëndomta financiare që ofrohen nga një bankë qendrore, me përjashtim të çfarëdo krediti ose likuiditeti të përkohshëm meqë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk është bankë emetuese.

Valuta që përdoret në Kosovë është euroja.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e një furnizimi të duhur të Kosovës me kartëmonedha dhe monedha euro, për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në ekonomi. Meqë euroja është valuta kryesore e lejuar për përdorim në Kosovë, përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me operacionet dhe menaxhimin e parave të gatshme kanë të bëjnë me euron.

Për më shumë rreth parasë në qarkullim , shih:

Konvertimi ne euro
Eksperienca e Kosovës me eurozimin e ekonomisë së saj
Mbrojtja nga falsifikimet
Tiparet e sigurisë se kartëmonedhave
Nënshkrimet e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane
Trajnime dhe seminare

Për informata shtesë kontaktoni:
dopgp@bqk-kos.org