Manuali i Licencimit Bankar

Manuali i Licencimit Bankar përcakton kushtet dhe procedurat e nevojshme që duhen përmbushur nga subjektet aplikuese për marrjen e licencës bankare. Ai ofron udhëzime të veçanta për pranimin dhe vlerësimin e aplikacioneve dhe përcakton dokumentet minimale të nevojshme për aplikim për licencim bankar. Duhet të theksohet se manuali është vetëm një udhëzues procedural dhe nuk përfshin të gjithë faktorët, që mund të vlerësohen gjatë fazës së analizës. Gjatë procesit të aplikimit informacione shtesë mund të kërkohen nga ana e BQK-së varësisht nga kompleksiteti i situatës.

Për ndonjë sqarim shtesë apo për ndonjë pyetje individuale, të interesuarve ju rekomandohet të kontrollojnë pjesën “Pyetjet më të shpeshta për licencimin bankar” në uebfaqen e BQK-së si dhe shtojcat: I – Procesi i Licencimit dhe II – Kriteret e Licencimit, III – Alternativat ndaj Licencimit Bankar dhe IV – Bankat e Huaja të Manualit të Licencimit Bankar apo të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK përmes emailit Licencimi@bqk-kos.org ose përmes telefonit në numrin +381 (0) 38 222 055.