Vendimet e Bordit të BQK-së më 24 nëntor 2011

24/11/2011

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e dyzetetetë të mbajtur më 24 nëntor 2011, mori vendimet si në vijim:


•    Miratoi Rregulloren mbi Statistikat Monetare -Financiare dhe Llogaritë  Financiare
•    Miratoi Rregulloren mbi Statistikat e Bilancit të Pagesave dhe të Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare
•    Miratoi Rregulloren mbi Statistikat e Instrumenteve të Pagesave
•    Miratoi Strukturën organizative të BQK-së
•    Miratoi Kompensimin për anëtarët e Komitetit të Auditimit të BQK-së