Vendimet e Bordit të BQK-së më 31 gusht 2016

04/09/2016

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht 2016 miratoi këto vendime:

a) Pasqyrat financiare të BQK-së për tremujorin e dytë të vitit 2016
b) Propozimin për rivlerësimin e buxhetit 2016 për shpenzimet kapitale
c) Rregulloren për letërkredinë dhe garancionin bankar
d) Rregulloren për raportimin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës
e) Rregulloren mbi pagesën e pensioneve individuale të kursyera
f) Rregulloren për menaxhimin e rrezikut kreditor
g) Rregulloren për përcaktimin e kritereve për vlerësimin e dëmeve jomateriale nga autopërgjegjësia