Vendimet e Bordit të BQK-së më 31 tetor 2013

31/10/2013

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e shtatëdhjeteshtatë të mbajtur më 31 tetor 2013, mori vendimet si në vijim:

•         Miratoi Vendimin për rishpalljen e plotësimit të pozitës për një anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore dhe emërimin e Panelit për zbatimin e procesit për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të  Bordit të Bankës Qendrore;

•         Miratoi Pasqyrat financiare të BQK-së për tremujorin e tretë të vitit 2013;

•         Miratoi ndryshimin e Rregullores për Depozitën ekuivalente me kapitalin për degët e bankave të huaja.