Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
30/08/2013
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e shtatëdhjetepestë të mbajtur më 29 gusht 2013, mori vendimet si në vijim:
· Emëroi z. Fehmi Mehmetin për Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
· Emëroi anëtarin joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore z. Bedri Pecin për anëtar të Komitetit të Auditimit të BQK-së
· Miratoi Rregulloren për menaxhimin e rrezikut kreditor për IMF
· Miratoi Rregulloren për raportimin e institucioneve mikrofinanciare në BQK
· Miratoi Rregulloren për kontrollet e brendshme dhe funksionimin e auditimit të brendshëm për IMF
· Miratoi Rregulloren për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje për IMF
· Miratoi Rregulloren për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit për IMF
· Miratoi Rregulloren për auditimin e jashtëm të institucioneve mikrofinanciare
· Miratoi Rregulloren për kufizimet në mbajtjen e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme për IMF
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara