Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit – mbahet diskutimi i Sesionit të Dytë me titull “Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim”

15/11/2024

Në këtë sesion është folur mbi ndryshimet më të fundit që formësojnë sektorin financiar dhe ndikimin e tyre në stabilitet. Panelistët po ashtu kanë shqyrtuar peizazhin gjeopolitik në ndryshim dhe implikimet e tij për stabilitetin financiar dhe do të diskutojë strategjitë për menaxhimin e këtyre pasigurive gjeopolitike dhe promovimin e stabilitetit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Diskutimet kanë adresuar edhe ndikimin e pandemisë COVID-19, inflacionin e më pastaj dhe ndryshimet në politikat monetare, duke ekzaminuar se si këta faktorë ndërlidhen me pasiguritë gjeopolitike për të ndikuar në stabilitetin e përgjithshëm të sistemeve financiare.

Moderator:

Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar

Panelistë:

• Robert Holzmann, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë

• Boris Vujçiq, Guvernator i Bankës Kombëtare Kroate

• Fatih Karahan, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë

• Mario Centene, Guvernatori i Bankës së Portugalisë

• Ásgeir Jónsson, Guvernator i Bankës Qendrore të Islandës