Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, ka marr pjesë në Takimet Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat u zhvilluan në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimeve, që u zhvilluan nga 13 deri më 18 tetor, Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Cakaj para drejtueseve të FMN-së, BB-së, Thesarit Amerikan si dhe me përfaqësues të bankave qendrore partnere, ka prezantuar zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar të Republikës së Kosovës, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike.

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së të nivelit të lartë “Fuqizimi i qëndrueshmërisë se sistemit financiar në kohëra të pasigurive – Ndërtimi i kapaciteteve në vendet në zhvillim dhe në tranzicion”, paraqiti arritjet kryesore të sistemit financiar të Kosovës, kontributin e FMN-së duke përfshirë Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, reformimit të kornizës mbikëqyrëse dhe rregullative, që kanë rezultat me një sistem financiar stabil që mbështet sektorin privat, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit.

Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili në këtë panel bashkë me drejtues të lartë të FMN dëshmon progresin e vazhdueshëm dhe arritjet konkrete të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, e shfaqur para një audience të gjerë ndërkombëtare në një sesion të transmetuar drejtpërdrejt nga FMN-ja.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-merr-pjese-ne-panelin-e-nivelit-te-larte-te-fmn-se-per-forcimin-e-qendrueshmerise-se-sistemit-financiar-ne-vendet-ne-zhvillim-dhe-ekonomite-ne-tranzicion/

I pari i BQK-së në sesionin e mëngjesit te nivelit të lartë “Nxitja e Produktivitetit në Evropë dhe Azinë Qendrore”, gjatë ndërhyrjes së tij në temën “Nxitja e adoptimit të teknologjisë dhe digjitalizimit”, vuri në dukje se popullsia e re dhe sektori dinamik i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit në Kosovë ofrojnë potencial të fortë për të nxitur rritjen e produktivitetit.

Nga këndvështrimi i sektorit financiar, Guvernatori Ismaili vuri theksin në rëndësinë e transformimit digjital gjithëpërfshirës, përmes investimeve në aftësi digjitale dhe shërbime publike digjitale, për të siguruar që të grupet e popullsisë të përfitojnë në mënyrë të barabartë.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-merr-pjese-ne-sesionin-e-mengjesit-te-nivelit-te-larte-te-bankes-boterore-me-temen-nxitja-e-produktivitetit-ne-evrope-dhe-azine-qendrore/

Gjatë takimeve vjetore të mbajtura në Washington D.C., Guvernatori Ismaili mori pjesë në ceremoninë për nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për projektin e pagesave të shpejta – TIPS Clone, në kuadër të projektit rajonal për zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta, e cila u nënshkrua ndërmjet Bankës së Italisë, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe bankave qendrore të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt përfaqëson iniciativën më të rëndësishme infrastrukturore dhe strategjike të BQK-së, duke kontribuar në realizimin e objektivave dhe Planit Strategjik të institucionit.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-merr-pjese-ne-ceremonine-e-nenshkrimit-te-letres-se-qellimit-ndermjet-pese-vendeve-te-ballkanit-perendimor-me-banken-e-italise-per-projektin-e-pagesave-te-shpejta-tips-clone/

Në vazhdën e takimeve me guvernatorë të bankave qendrore, delegacioni i BQK-së zhvilloi takim me delegacionin e Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB), udhëhequr nga Kryetari i Bordit Drejtues z. Martin Schlegel, duke e informuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e tjera të ndërmarra drejt harmonizimit me kornizën ligjore të Bashkimit Evropian. Veçanërisht ai ka informuar mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), modernizimin e sistemit të pagesave të shpejta, si dhe prioritetet tjera nga plani strategjik.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takoi-guvernatorin-e-bankes-kombetare-te-zvicres-z-schlegel-ne-kuader-te-takimeve-vjetore-ne-washington-d-c/

Delegacioni i lartë i BQK-së, zhvilloi takim me Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, z. David Amaglobeli, si dhe me z. Sebastian Sosa, Përfaqësues Rajonal Rezident për Ballkanin Perëndimor në FMN. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe në reformat në vazhdim në sektorin financiar të Kosovës, duke përfshirë asistencën teknike që FMN-ja po ofron në fusha të ndryshme të mandatit të BQK-së.

Guvernatori Ismaili prezantoi ecurinë e fundit të ekonomisë dhe sektorit financiar, me theks në forcimin e mbikëqyrjes bankare, zhvillimin e mekanizmave të përmbylljes, politikën makroprudenciale, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe reformat e tjera kyçe që janë në proces.

🔗 https://bqk-kos.org/news/delegacioni-i-bqk-se-takoi-shefin-e-misionit-te-fmn-se-per-kosove-z-amaglobeli-ne-takimet-vjetore-2025-te-fmn-se-dhe-bb-se/

Në kuadër të takimeve me zyrtarë të FMN-së, Guvernatori Ismaili zhvilloi takim me znj. Mary Goodman, Ndihmësdrejtore dhe Shefe e Divizionit të Departamentit për Tregjet Monetare dhe të Kapitalit (MCM) në FMN, me të cilën diskutoi mbi projektet e mbështetura nga asistenca teknike nga MCM si dhe progresin e arritur lidhur me këto projekte.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takohet-me-ndihmesdrejtoren-e-mcm-te-fmn-se-znj-mary-goodman-rikonfirmohet-bashkepunimi-strategjik-ne-forcimin-e-stabilitetit-financiar/

Guvernatori i BQK-së më bashkëpunëtorët e tij ka zhvilluar takim me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), z. Bo Li. Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili paraqiti zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, duke përfshirë ecurinë e sektorit financiar, stabilitetin financiar dhe progresin në reformat strukturore. Nga ana e tij, z. Li vlerësoi progresin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe zbatimin e suksesshëm të programeve dhe rekomandimeve të misioneve të FMN-së, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e mjeteve nga programi i fundit.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takon-zevendesdrejtorin-menaxhues-te-fmn-se-z-bo-li-vleresohet-lart-progresi-i-sektorit-financiar/

Guvernatori Ismaili mori pjesë në mbledhjen e Konstituencës së Bankës Botërore, ku në fjalën e tij si pjesë e agjendës së diskutimit për të paraqitur arritjet e Kosovës, ai prezantoi përvojën dhe arritjet e Kosovës në realizimin e projekteve me grupin e Bankës Botërore dhe asistencave teknike të ofruar në fusha të ndryshme, duke përfshirë digjitalizimin dhe zhvillimin e sektorit financiar.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-mori-pjese-dhe-prezantoi-ne-takimin-e-konstituences-se-bankes-boterore/

Guvernatori Ismaili shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Cakaj dhe anëtarë të delegacionit të BQK-së zhvilloi një takim me znj. Catriona Purfield, Drejtoreshë e Institutit për Zhvillim të Kapaciteteve (ICD) në FMN, për të diskutuar projektin e ri të Asistencës Teknike (AT) që ka për qëllim forcimin e kornizave makroekonomike.

Në fillim të takimit, delegacioni i BQK-së informoi ekipin e FMN-së mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar të Kosovës dhe reformat e vazhdueshme që po zbatohen për forcimin e stabilitetit financiar dhe efektivitetit të politikave. Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e këtij projekti të AT-së për forcimin e kapaciteteve analitike dhe vendimmarrëse të BQK-së, në funksion të qëndrueshmërisë afatgjatë institucionale.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takon-drejtoreshen-e-institutit-per-zhvillim-te-kapaciteteve-te-fmn-se-znj-catriona-purfield-per-te-diskutuar-projektin-e-ri-te-asistences-teknike-mbi-kornizat-makroekonomike/

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Vjetore 2025 të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili u mirëprit ngrohtësisht në Zyrën e Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të SHBA-së nga Drejtoresha në Detyrë, znj. Audrey Linthorst, drejtues tjerë të lartë dhe ekipi i saj.

Takimi riafirmoi partneritetin e fortë midis Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Departamentit të Thesarit të SHBA-së, si në projektin aktual, ashtu edhe në mundësinë e zgjerimit në fusha që janë diskutuar më parë.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-mirepritet-ne-thesarin-e-shteteve-te-bashkuara-nga-drejtoresha-e-zyres-per-asistence-teknike-znj-audrey-linthorst/

Guvernatori Ismaili i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Cakaj zhvilloi takime të ndara me Drejtorët Ekzekutiv të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës. Gjatë takimit me z. Yigit Yasar, ai prezantoi zhvillimet e fundit në ekonomi dhe sektorin financiar, duke përfshirë mbikëqyrjen bankare dhe të sigurimeve, politikën makroprudenciale, infrastrukturën e pagesave, digjitalizimin e sektorit financiar dhe reformat kyçe në zhvillim. Derisa në takimin me znj. Nathalie Francken, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në projektet financiare, përfshirë integrimin e Kosovës në SEPA dhe zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta TIPS Clone.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takohet-me-drejtoret-ekzekutiv-te-fmn-se-dhe-bankes-boterore-z-yigit-yasar-dhe-znj-nathalie-francken/

Së bashku me Guvernatorët nga 191 shtetet anëtare të FMN-së, Guvernatori Ismaili përfaqësoi Republikën e Kosovës në takimin plenar të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC). Përveç tjerash, gjatë kësaj pjesëmarrje Guvernatori Ismaili ka zhvilluar takime me Guvernatorë nga e mbarë bota, ku shkëmbeu pikëpamje në funksion të mandatit për stabilitetin financiar të vendit tonë.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-merr-pjese-ne-seancen-plenare-dhe-takimin-e-komitetit-nderkombetar-monetar-dhe-financiar-imfc-te-takimeve-vjetore-2025-te-fmn-se-dhe-bankes-boterore/

Në ditën e katërt të qëndrimit në Washington D.C., Guvernatori Ismaili zhvilloi një takim me Zëvendëspresidenten të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, znj. Antonella Bassani me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili informoi znj. Bassani mbi reformat e ndërmarra në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së, zhvillimet kryesore në sektorin financiar të Kosovës dhe performancën e përgjithshme ekonomike të vendit, si dhe mbi projektet në zbatim me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takon-zevendespresidenten-e-bankes-boterore-znj-antonella-bassani-2/

Aspekt i dukshëm i Takimeve Vjetore 2025 ishte bashkëbisedimi i Guvernatorit Ismaili me Drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), z. Alfred Kammer. Gjatë këtij diskutimi, Guvernatori Ismaili e informoi z. Kammer mbi zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe mbi performancën e sektorin financiar të Kosovës, duke përfshirë progresin në avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse me qëllim të forcimit të qëndrueshmërisë dhe integritetit të sistemit financiar, duke përfshirë zgjerimin e qasjes në financa. Në anën tjetër, z. Kammer vlerësoi progresin e arritur nga BQK në avancimin e stabilitetit financiar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet FMN-së dhe Kosovës, në fushat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-takoi-drejtorin-e-departamentit-evropian-ne-fmn-z-alfred-kammer/

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Vjetore 2025, Zëvendësguvernatori Cakaj zhvilloi një takim me z. Philip Brown, Kryeshef Ekzekutiv i Clearstream dhe pjesë e Grupit të Bursës Gjermane me seli në Luksemburg.  Gjatë takimit, u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe Clearstream në fushën e menaxhimit të rezervave ndërkombëtare, përfshirë ofrimin e shërbimeve të ruajtjes (Custody), si dhe qasjen në produkte dhe shërbime të avancuara të tregjeve financiare, si huadhënia dhe huamarrja përmes letrave me vlerë, në funksion të tregut financiar në vend.

🔗 https://bqk-kos.org/news/zevendesguvernatori-cakaj-zhvillon-takim-me-kryeshefin-ekzekutiv-te-clearstream-gjate-takimeve-vjetore-2025-ne-washington-d-c/

Me ftesën e z. Kammer, Guvernatori Ismaili mori pjesë si folës në forum me dyer të mbyllura, ku ishin prezent Guvernatorë dhe Ministra të Financave nga 22 vende evropiane, ku fillimisht u prezantua raporti “Regional Economic Outlook” i FMN-së, si dhe zhvillimet dhe reformat kryesore në Evropë.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili ndau vlerësimet mbi gjetjet e raportit, duke theksuar zhvillimet makroekonomike, stabilitetin financiar dhe perspektivat për rritje të qëndrueshme në Evropë, me fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi koordinimin e suksesshëm të politikës fiskale dhe makroprudenciale në Kosovë, i cili ka mundësuar rritje të qëndrueshme, stabilitet financiar dhe konsolidim fiskal, ku përkushtimi institucional dhe mbështetja e programeve të FMN-së dhe partnerëve ndërkombëtarë kanë luajtur rol kyç.

🔗 https://bqk-kos.org/news/guvernatori-ismaili-foles-ne-forumin-e-fmn-se-per-perspektiven-ekonomike-rajonale-per-evropen-reo/

Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të Financave dhe zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik.

Guvernatori Ismaili folës në Forumin e FMN-së për Perspektivën Ekonomike Rajonale për Evropën (REO) Guvernatori Ismaili mirëpret në vizitë zyrtare Gjeneralin e Komandës së Karabinierëve kundër Falsifikimit Monetar në kuadër të vizitës në Kosovë