Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Cakaj, zhvilloi takime të ndara me Drejtorët Ekzekutiv të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore gjatë Takimeve Vjetore 2025.

Gjatë takimit me z. Yigit Yasar, Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet e fundit në ekonomi dhe sektorin financiar, duke përfshirë mbikëqyrjen bankare dhe të sigurimeve, politikën makroprudenciale, infrastrukturën e pagesave, digjitalizimin e sektorit financiar dhe reformat kyçe në zhvillim. Ai falënderoi z. Yasar për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndaj Kosovës.

Derisa në takimin me znj. Nathalie Francken, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në projektet financiare, përfshirë integrimin e Kosovës në SEPA dhe zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta TIPS Clone. Guvernatori Ismaili falënderoi znj. Francken për mbështetjen profesionale dhe asistencën në fazën e implementimit të projekteve, të cilat kontribuojnë në avancimin e sistemit financiar dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Delegacioni i BQK-së shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe diskutoi në detaje projektet dhe asistencat teknike, ecuria e të cilave u vlerësua lart nga drejtorët ekzekutivë të konstituencave ku bën pjesë Kosova.

BQK mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Guvernatori Ismaili mirëpritet në Thesarin e Shteteve të Bashkuara nga Drejtoresha e Zyrës për Asistencë Teknike, znj. Audrey Linthorst Guvernatori Ismaili merr pjesë në seancën plenare dhe takimin e Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC) të Takimeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe Bankës Botërore