Director of the IMF Institute for Capacity Development Department Catriona Purfield, Saudi Assistant Minister of Finance Abdullah Bin Zaraah, Central Bank of Somalia Governor Abdirahman Mohamed Abdullahi, Central Bank of the Republic of Kosovo Governor Ahmet Ismaili, IMF Monetary and Capital Markets Department Director Tobias Adrian, and Chief Statistician of the IMF Bert Kroese wrap up their discussion at the High-Level Capacity Development Talk “Strengthening Financial System Resilience in Uncertain Times—Building Capacity in Emerging and Developing Countries” during the 2025 Annual Meetings of the World Bank Group and International Monetary Fund in Washington, DC, on October 14, 2025. IMF Photo/Allison Robbert

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë si panelist në sesionin e nivelit të lartë me temën “Forcimi i qëndrueshmërisë së sistemit financiar në kohë të pasigurive – Ndërtimi i kapaciteteve në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion”, që u mbajt gjatë Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB).

Paneli, u moderua nga znj. Catriona Purfield, Drejtore e Institutit të FMN-së për Zhvillimin e Kapaciteteve dhe përfshiu folës të shquar nga FMN-ja si, z. Dan Katz, Zëvendësdrejtor i Parë Menaxhues i FMN-së; z. Tobias Adrian, Krye-Financier i FMN-së dhe Drejtor i Departamentit Monetar dhe të Tregjeve të Kapitalit, me kontributin e z. Bert Kroese, Krye-Statisticient, Zyrtar për të Dhëna dhe Drejtor i Departamentit të Statistikave të FMN-së.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili paraqiti arritjet kryesore të sistemit financiar të Kosovës dhe ndau përvojën e vendit me Rishikimin e Qëndrueshmërisë së Sektorit Financiar (FSSR) të FMN-së. Ai theksoi se FSSR ka luajtur një rol thelbësor në forcimin e qeverisjes institucionale, ndërtimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe analitike, si dhe avancimin e kornizës rregullative, duke rezultuar në një sistem financiar të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin e sektorit privat, rritjen ekonomike dhe stabilitetin e përgjithshëm financiar. Ai theksoi se FSSR-ja ka ofruar një kornizë gjithëpërfshirëse të bazuar në evidenca, që ka udhëzuar BQK-në në zbatimin e pothuajse të gjitha rekomandimeve në fushat kryesore funksionale të saj.

Duke theksuar arritjet kryesore, Guvernatori Ismaili përmendi kalimin e mbikëqyrjes së institucioneve financiare në qasje tërësisht të bazuar në rrezik, krijimin e një kornize për monitorimin e rrezikut sistemik, avancimin e politikës makroprudenciale dhe stabilitetit financiar, modernizimin e statistikave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe avancimin në përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Guvernatori Ismaili potencoi se zbatimi i suksesshëm i këtyre reformave ka kontribuar në arritje të rëndësishme të vendit, përfshirë zgjerimin e sektorit financiar, kontributin në heqjen e Kosovës nga lista e përbashkët e vendeve fragjile dhe konfiktuale të Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe në marrjen e vlerësimit të parë sovran kreditor nga agjencia Fitch Ratings.

Tutje, ai theksoi se ky proces transformues, i udhëhequr nga përkushtimi i organeve drejtuese, angazhimit aktiv të stafit, mbështetur nga programet e FMN-së dhe asistencave teknike pragmatike, ka krijuar rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata për BQK-në.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e avancimit të kapaciteteve analitike për vlerësime të rrezikut me qasje drejt të ardhmes, duke përfshirë rreziqet e reja që burojnë nga FinTech-et dhe institucionet jobankare. Sipas tij, këto përpjekje janë thelbësore për forcimin e qëndrueshmërisë në ekonomitë e vogla dhe të hapura, ku investimi në njerëz, të dhëna dhe sisteme, përfshirë inteligjencën artificiale, do të jetë thelbësore për stabilitetin financiar.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të FMN-së, Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit, Departamentit Evropian dhe atij të Statistikave, si dhe ndaj të gjithë donatorëve dhe partnerëve për kontributin e tyre të vazhdueshëm në reformat e qëndrueshme financiare të Kosovës.

Pjesëmarrja e Guvernatorit në panelin e sotëm dëshmon progresin e vazhdueshëm dhe arritjet konkrete të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Prezantimi para një audience të gjerë ndërkombëtare, në një sesion të transmetuar drejtpërdrejt nga FMN-ja, shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së sektorit financiar të Kosovës.

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nisi Takimet Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington D.C. Guvernatori Ismaili merr pjesë në sesionin e mëngjesit të nivelit të lartë të Bankës Botërore me temën “Nxitja e produktivitetit në Evropë dhe Azinë Qendrore”