Departamenti i Statistikave

Departamenti i Statistikave është përgjegjëse për mbledhjen, përpilimin dhe publikimin e statistikave nga BQK. Përpilimi dhe publikimi i statistikave nga Departamenti i Statistikave bëhet konform standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të vendeve tjera. Departamenti i Statistikave bashkëpunon ngushtë me njësitë relevante të BQK-së dhe me palët e tjera të jashtme me qëllim të përgatitjes së statistikave monetare financiare, statistikave të llogarive financiare dhe të sektorit të jashtëm të sakta e të besueshme, si dhe të avancimit të mëtutjeshëm të sistemit të statistikave në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Detyrat

    • Drafton bazën ligjore për të siguruar të dhënat statistikore të nevojshme;
    • Identifikon raportuesit dhe obligimet e tyre statistikore, format e raportimit, periudhën e raportimit dhe mënyrën e dërgimit të informatave statistikore nga institucionet relevante;
    • Bën prodhimin (mbledhjen, përpilimin, validimin dhe shpërndarjen) e statistikave monetare financiare dhe të sektorit të jashtëm (statistikat e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe statistikat e borxhit të jashtëm) në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare;
    • Bën publikimin e rezultateve të statistikave monetare financiare dhe të sektorit të jashtëm në botimet periodike dhe joperiodike të BQK-së në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare;
    • Shpërndan statistikat monetare financiare dhe të sektorit të jashtëm në institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Qendrore Evropiane, Eurostat, etj.;
    • Përfaqësimin e BQK-së brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, si dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e bashkëpunimit të nevojshëm sa i përket çështjeve statistikore;
    • Zhvillimin e projekteve të reja statistikore dhe përditësimit të atyre ekzistuese në përputhje me zhvillimet në treg dhe me ndryshimet në standardet statistikore ndërkombëtare;
    • Përpilimin dhe përditësimin e metodikës statistikore, politikës së publikimeve, procedurave të punës dhe dokumenteve të tjera administrative; dhe
    • Kontributin në zhvillimin e proceseve të përgjithshme statistikore në Kosovë, siç specifikohet në Ligjin mbi statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës.

Divizioni i Statistikave të Jashtme

    • Detyrat:

      • Përpilimi i Bilancit të pagesave (BP) në baza mujore. Në kuadër të bilancit të pagesave ndër të tjera  përpilohen tregtia ndërkombëtare e mallrave dhe shërbimeve, remitancat dhe investimet direkte;
      • Përpilimi Pozicionit Investimeve Ndërkombëtare (PIN) në baza tremujore;
      • Përpilimi i Borxhit të Jashtëm (BJ) në baza tremujore;
      • Përpilimi i Rezervave Ndërkombëtare në baza mujore
      • Shpërndan statistikat e sektorit të jashtëm në institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Qendrore Evropiane, Eurostat, etj.; dhe
      • Zhvillimi dhe përgatitja e metodikave statistikore duke u bazuar në standardet ndërkombëtare për përpilimin e BP, PIN dhe BJ dhe llogari financiare duke bashkëpunuar ngushtë FMN dhe institucionet tjera ndërkombëtare relevante  për të siguruar që këto statistika përpilohen dhe shpërndahen në një mënyrë të qëndrueshme dhe të krahasueshme me vendet tjera.

Divizioni i Statistikave Financiare

  • Detyrat:

    • Përpilimi dhe shpërndarja e statistikave monetare dhe financiare. Kjo përfshin të dhëna për bazën monetare, paranë e gjerë dhe të ngushtë, kredinë, normat e interesit si dhe aktivet dhe detyrimet e sektorit financiar;
    • Përpilimi i statistikave të sektorit bankar, ku përfshihen BQK dhe bankat komerciale;
    • Përpilimi i statistikave të sektorit tjetër financiarë, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale dhe institucione të tjera financiare;
    • Përpilimi i Treguesve të Shëndetit Financiar (FSI), të cilët përdoren për të vlerësuar shëndetin dhe stabilitetin e sistemit financiar në Kosovë;
    • Përpilimi i Statistikat e Llogarisë Financiare (SLLF) të cilat janë një pjesë integrale e llogarive kombëtare që regjistrojnë ndërlidhjen e brendshme dhe të jashtme të llogarive financiare në një ekonomi të klasifikuara sipas sektorëve ekonomikë dhe instrumenteve financiarë;
    • Shpërndan statistikat monetare financiare në institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Qendrore Evropiane, Eurostat, etj.; dhe
    • Zhvillimi dhe promovimi i standardeve ndërkombëtare për MFS, FSI dhe llogari financiare duke bashkëpunuar ngushtë FMN dhe institucionet tjera ndërkombëtare relevante për të siguruar që këto statistika përpilohen dhe shpërndahen në një mënyrë të qëndrueshme dhe të krahasueshme me vendet tjera.