Departamenti i Sistemeve të Pagesave

Departamenti i Sistemeve të Pagesave është përgjegjës për operimin e sistemeve të pagesave ndërbankare në pronësi të BQK-së dhe për mbikëqyrje dhe analiza në fushën e sistemeve të pagesave në përgjithësi.

Divizioni i Operimit të Sistemeve

Detyrat:

  • Administrimin dhe kontrollimin e operacioneve të kliringut dhe të shlyerjeve ndërbankare për të transaksionet e pagesave dhe të letrave me vlerë;
  • Sigurimin e integritetit të transaksioneve dhe qasjeve të përdoruesve;
  • Koordinimin dhe zhvillimin e funksionimit të skemave të pagesave;
  • Analizimin dhe përkrahjen e mundësive të krijimit të skemave të reja të pagesave dhe ndëroperimit të atyre ekzistuese; dhe
  • Ofrimin e mbështetjes teknike në nivel të aplikacionit dhe bazës së shënimeve.

Regjistri i Llogarive Bankare përfaqëson një infrastrukturë të bazës së të dhënave të krijuar në kuadër të Bankës Qendrore, në të cilën raportohen  nga bankat komerciale të dhënat  mbi numrat e llogarive  bankare  dhe posedueseve të tyre.

  • Detyrat:

    • Mbledhja e të dhënave nga bankat lidhur me numrat e llogarive bankare dhe posedueseve të këtyre llogarive;
    • Sigurimi i një funksionimi efikas të sistemit të regjistrit të llogarive bankare që operohet nga BQK-ja;
    • Monitorimi dhe kontrollimi i të dhënave të raportuara në regjistrin e llogarive bankare në aspekt të respektimit të dispozitave përkatëse dhe cilësisë së tyre të përgjithshme;
    • Lejimi i qasjes së shfrytëzimit të të dhënave të raportuara paraprakisht në RLLB nga organet  përmbarimore dhe institucioneve  tjera kompetente sipas dispozitave të Ligjit për procedurën përmbarimore
    • Shkëmbimi elektronik i vendimeve përmbarimore (debitim dhe bllokim të llogarive të debitorëve), në bazë të vendimeve të plotfuqishme të organeve të zbatimit dhe institucioneve të tjera në bazë të Ligjit mbi procedurën përmbarimore.

Divizioni për Mbikëqyrje dhe Analiza

  • Detyrat:

    • Analizimi dhe raportimi i të dhënave të transaksioneve të pagesave dhe letrave me vlerë; raportimin në baza ditore mbi detalet e pagesave të të hyrave qeveritare;
    • Monitorimi dhe administrimi i rezervës së detyruar të bankave pjesëmarrëse;
    • Monitorimi i likuiditetit në sistemin bankar;
    • Menaxhimi i rrezikut operacional, financiar dhe të shlyerjeve në llogari;
    • Menaxhimi i projekteve zhvillimore të sistemeve të pagesave; përcjelljen e zhvillimeve të praktikave në fushën e sistemeve të pagesave, në veçanti të atyre në Bashkimin Evropian;
    • Angazhimi për zhvillim të infrastrukturës dhe shërbimeve të pagesave; inicimin dhe mbështetjen e zgjerimit të gamës së instrumenteve të pagesave;
    • Pjesëmarrja në draftimin e politikave dhe instrumenteve rregullatore lidhur me fushën e sistemeve të pagesave; hartimin e procedurave për mbikëqyrje të sistemeve të pagesave;
    • Sigurimi që sistemet e pagesave funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe efektive dhe që sistemet dhe instrumentet e pagesave janë të qeverisura nga një kornizë adekuate juridike;
    • Analizimi i gjendjes dhe zhvillimeve të sistemeve të pagesave; identifikimin dhe monitorimin dhe e rreziqeve potenciale relevante; vlerësimin e përputhshmërisë me parimet ndërkombëtare; dhe
    • Pjesëmarrja në vlerësimin e kërkesave për licencim të operatorëve të sistemeve të pagesave dhe kërkesave për autorizim të institucioneve financiare për ofrim të shërbimeve të pagesave.
    •  

    Divizioni për Mbikëqyrje dhe Analiza të Sistemit të Pagesave i raporton edhe Zëvendësguvernatorit për Operacionet Bankare.