Departamenti i Parave dhe Marrëdhënieve Bankare

Departamenti i Parave dhe Marrëdhënieve Bankare është përgjegjës për menaxhimin e operacioneve të parave të gatshme dhe mirëmbajtjen dhe transaksionet e llogarive të klientëve të BQK-së.

Departamenti i Parave dhe Marrëdhënieve Bankare ka për detyrë furnizimin e duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë, promovimin e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare, veprimin si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal i Qeverisë dhe mbledhjen dhe publikimin e informacioneve relevante financiare.

Divizioni i Parave të Gatshme

    • Detyrat:

      • Administrimin e zonës së trezorëve dhe ruajtjen e parave të gatshme;
      • Organizimin e aktiviteteve relevante me palët; menaxhimin dhe trajtimin e depozitave të palëve;
      • Menaxhimin dhe trajtimin e furnizimit të palëve me para të gatshme;
      • Procesimin (numërimin, verifikimin, klasifikimin, lidhjen dhe paketimin) e parave të gatshme të pranuara nga palët;
      • Tërheqjen nga qarkullimi të parave të gatshme të vjetërsuara të pranuara nga palët;
      • Lëshimin në qarkullim përmes bankave komerciale të parave të gatshme të reja;
      • Përcjelljen ditore të sasisë dhe cilësisë optimale të parave të gatshme dhe  rrjedhimisht, përgatitjen e importeve dhe eksporteve përkatëse;
      • Koordinimin e aktiviteteve të lidhura me autoritetet kompetente (trajtimi dhe raportimi i falseve në bashkëpunim me policinë; organizimin e trajnimeve mbi paratë e gatshme me policinë etj.);
      • Përpilimin dhe publikimin e këshillave dhe materialeve edukative për publikun me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së parasë nga falsifikimi në Republikën e Kosovës; dhe
      • Ofrimin e shërbimeve të ruajtjes.

Divizioni i Marrëdhënieve Bankare

    • Detyrat:

      • Pranimin dhe verifikimin e aplikimeve për hapjen e llogarive;
      • Pranimin e nënshkrimeve të azhurnuara (nënshkruesve të autorizuar) nga klientët;
      • Pranimin, validimin dhe ekzekutimin e urdhërpagesave dalëse të klientëve;
      • Monitorimin dhe njoftimin e klientëve në lidhje me urdhërpagesat ardhëse;
      • Verifikimin dhe ekzekutimin përmes ndërfaqes të urdhërpagesave vendore;
      • Shpërndarjen e pasqyrave të llogarive të klientëve;
      • Pranimin dhe verifikimin e kërkesave për mbylljen e llogarive; dhe
      • Mbajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira të punës me të gjithë klientët e BQK-së.
      •  
  • Do të shqyrtohet roli, detyrat dhe përgjegjësitë në kontekst të shërbimeve ndaj klientëve të BQK-së (hapja dhe administrimi i llogarive, inicimi dhe ekzekutimi i pagesave).

Njësia Kundër Parave të Falsifikuara

Qëllimi i njësisë kundër Parave të Falsifikuara është krijuar brenda Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me qëllim ndërmarrjen dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe zbulimin e falsifikimit në nivel kombëtar, si dhe për qëllime të bashkëpunimit me autoritetet kompetente brenda vendit dhe jashtë tij në fushat e parandalimit dhe zbulimit të falsifikimit të valutës në territorin e Republikës së Kosovës. Njësia kundër Parave të Falsifikuara ka për qëllim të identifikojë, parandalojë rastet e prodhimit, shpërndarjes dhe përdorimit të parave të falsifikuara. Njësia kundër Parave të Falsifikuara siguron integritetin e sistemit monetar duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit, institucionet financiare dhe organet qeveritare. Njësia kundër Parave të Falsifikuara operon duke zbatuar Ligjin për Bankën Qendrore, Ligjin për Bankat, Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore në funksion të kësaj fushe.

Fushëveprimi i njësisë kundër parave të falsifikuara është thelbësore për mbrojtjen e sistemit financiar dhe garantimin e besimit të publikut tek integriteti i valutës.

    • Detyrat:

      • Analizimi i kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara dhe materialeve të lidhura;
      • Bashkëpunimi me agjenci lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për rastet komplekse të falsifikimit;
      • Edukimi i institucioneve financiare, bizneseve dhe publikut mbi identifikimin e parave të falsifikuara;
      • Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve trajnuese dhe fushatave të ndërgjegjësimit;
      • Monitorimi i trendeve të aktiviteteve të falsifikimit dhe raportimi i gjetjeve tek palët e interesuara;
      • Mbajtja e të dhënave të sakta për rastet e falsifikimit të monedhave dhe kartëmonedhave;
      • Përgatitja e raporteve dhe provave për procedurat ligjore dhe dëshmia në gjykatë kur kërkohet;
      • Bashkëpunimi me bankat qendrore, agjencitë e zbatimit të ligjit, Agjencinë e Forenzikës dhe Doganat për të gjurmuar aktivitetet e falsifikimit;
      • Shkëmbimi i inteligjencës dhe praktikave më të mira me organizata partnere; dhe
      • Menaxhimi dhe sigurimi i provave në përputhje me standardet ligjore dhe etike.