Funksionet dhe përgjegjësitë

Më 27 korrik 2010, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 03/L-209 për “Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.

Misioni dhe vizioni

Misioni ynë është të sigurojmë stabilitet financiar dhe monetar, të ofrojmë sistem efektiv të pagesave dhe furnizim adekuat me para të gatshme, si dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës.  Ne përkushtohemi të jemi institucion i pavarur dhe i besueshëm që punon në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme ndaj publikut, si dhe të jemi sinonim i profesionalizmit, inovacionit dhe gjithëpërfshirjes.

Struktura organizative

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përbëhet nga një sere komponentësh të ndara në strukturën menaxheriale të përbëre nga Bordi i Bankës Qendrore, apo Bordi i BQK; Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore apo Bordi Ekzekutiv, Guvernatori si Drejtues Ekzekutiv bashkë me Zëvendës Guvernatorët dhe Komitetin e Auditimit.

Detyrat e Bankës Qendrore në përmbushjen e objektivave të përcaktuara sipas ligjit në fuqi:

Sistem Financiar Stabil

Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.

Stabiliteti i Çmimeve

Objektiv shtesë i Bankës Qendrore i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore.

Mbështetja e Ekonomisë

Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, Banka Qendrore mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë.

Ekonomia e Tregut të Hapur

Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.

Bordet dhe Guvernatori

Bordi i BQK-së

Bordi i BQK-së

Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Bordi i Bankës Qendrore përbëhet nga Guvernatori dhe katër (4) anëtarë joekzekutivë, të cilët ngarkohen me detyrën e aprovimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, si dhe mbikëqyrjen e administrimit dhe të aktiviteteve të Bankës Qendrore.

Lexo më shumë
Bordi Ekzekutiv

Bordi Ekzekutiv

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga guvernatori, si kryesues, si dhe nga zëvendësguvernatorët dhe janë të ngarkuar me zbatimin e politikave të Bankës Qendrore dhe të operacioneve të saj. Për numrin e zëvendësguvernatorëve vendos Bordi i BQK-së në bazë të propozimit të Guvernatorit. Aktualisht Banka Qendrore ka tre zëvendësguvernatorë.

Lexo më shumë
Guvernatori i BQK-së

Guvernatori i BQK-së

Guvernatori sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës shërben si kryeshef ekzekutiv i Bankës Qendrore i ngarkuar me operacionet e përditshme të Bankës Qendrore. Zëvendësguvernatorët i ndihmojnë Guvernatorin në realizimin e operacioneve të përditshme të Bankës Qendrore.

Lexo më shumë

Raportet vjetore, korniza ligjore dhe plani strategjik

Korniza ligjore

Korniza ligjore e aplikueshme në BQK.

Lexo më shumë

Plani strategjik

Plani strategjik i BQK-së 2024-2028.

Shiko më shumë

Raportet vjetore

Raportet vjetore të BQK-së.

Shiko më shumë
Skip to content