Ankesat

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve financiar në kuadër të BQK-së funksionon Divizioni i Ankesave të Shfrytëzuesve të Shërbimeve Financiare (Divizioni i Ankesave). 

Gjatë shfrytëzimit të produkteve/shërbimeve financiare të institucioneve financiare (banka, kompani të sigurimeve, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare apo edhe fonde pensionale), ndodh që të hasim në probleme, andaj në vijim do të informoheni për hapat që ju duhet ti ndërmerrni në rastin e parashtrimit të ankesës.

Ankesën mund ta paraqitni në njërën nga mënyrat në vijim:

  • Nëpërmjet sistemit elektronik https://ankesat.bqk-kos.org
  • Nëpërmjet adresës postare
  • Duke e dorëzuar personalisht në zyrën e arkivit të  BQK
  • Nëpërmjet fax-it por jo telefonit.

Për më shumë detale referojuni linkut: Si ta parashtroni ankesën?