Departamenti i Menaxhimit të Mjeteve dhe Rezervave

Detyrat e tilla në të cilat kontribuon Departamenti i Menaxhimit të Mjeteve përfshijnë mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare; veprimin si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal i Qeverisë; promovimin e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë; mbledhjen dhe publikimin e informacioneve relevante financiare; informimin e Kuvendit, Qeverisë dhe publikut të gjerë rreth veprimtarisë së BQK-së; bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare relevante; dhe përcaktimin e politikave për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

Divizioni i Investimeve

  • Detyrat:

    • Menaxhimin e investimeve, duke i dhënë përparësi sigurisë dhe likuiditetit në raport me kthimin;
    • Krijimin e planeve afatmesme dhe afatshkurtra për investimin e mjeteve, parashikimin e të hyrave në baza vjetore duke rekomanduar krijimin e një strukture adekuate të politikave, sistemeve, procedurave, udhëzimeve dhe direktivave për identifikimin, matjen, monitorimin, zhvillimin dhe kontrollin e aktiviteteve të investimit;
    • Planifikimin e investimit të mjeteve duke u bazuar në likuiditetin e kërkuar; planifikimin e tregtimit të letrave me vlerë; kontrollimin e likuiditetit të këtyre letrave në treg para blerjes;
    • Zbatimin e respektimit të diversifikimit gjeografik gjatë investimeve;
    • Dhënien e rekomandimeve mbi qasjet që kontribuojnë në funksionimin stabil dhe efikas të investimeve financiare;
    • Bashkëpunimin me njësitë e tjera me qëllim të realizimit të operacioneve investive; dhe
    • Kryerjen e analizave të rregullta kuantitative mbi investimet dhe parashikimin e lëvizjeve të normave të interesit dhe çmimeve të instrumenteve financiare në treg.

Divizioni i Letrave me Vlerë

    • Detyrat:

      • Kryerjen e aktiviteteve të tregtimit dhe raportimit të Letrave me Vlerë të emetuara nga Thesari;
      • Menaxhimin e operacioneve për tregun primar dhe tregun sekondar të Letrave me Vlerë;
      • Koordinimin e punëve me përfaqësuesit e Thesarit dhe bankat komerciale lidhur me tregtimin e Letrave me Vlerë;
      • Bashkëpunimi me njësitë e tjera organizative në BQK;
      • Organizimin e ankandeve të Letrave me Vlerë të Qeverisë;
      • Regjistrimin, transferimin dhe menaxhimin e transaksioneve të Letrave me Vlerë;
      • Zbatimin e kontrollit përmes procedurave dhe politikave për operacionet e tregut;
      • Përgatitjen e raporteve dhe analizave afatshkurtra dhe afatmesme të borxhit dhe rrezikut;
      • Analizimin e tregut të parasë si dhe të rrezikut dhe performancës së institucioneve relevante;
      • Raportimin e procesimit dhe pagesave mbi interesin dhe maturimin e Letrave me Vlerë; dhe
      • Kryerjen e analizave të rregullta kuantitative mbi investimet dhe parashikimin e lëvizjeve të normave të interesit dhe çmimeve të instrumenteve financiare në treg.