Funksionet dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Kosovës


Me 5 Qershor 2008, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin Nr. 03/L-074 PЁR BANKËN QËNDRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, i cili më pastaj është zëvendësuar me Ligjin Nr. 03/L-209, dhe me pas i plotësuar dhe ndryshuar.

Objektivat e BQK-së sipas ligjit në fuqi janë:

Stabiliteti Financiar

Objektivi ynë parësor është nxitja dhe mbajtja e një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.

Stabiliteti i Çmimeve

Një objektiv shtesë, që është në përputhje me objektivin kryesor, është kontributi në arritjen e stabilitetit të çmimeve.

Mbështetja e Ekonomisë

Pa paragjykuar objektivat kryesore, Banka Qendrore mbështet politikat ekonomike të përgjithshme të Qeverisë.

Ekonomia e Tregut të Hapur

Banka Qendrore vepron sipas parimit të ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke përmirësimin e efikasitetit të burimeve.

Pavarësia e plotë e Bankës Qendrore: Mbrojtja nga ndërhyrjet e jashtme

Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, Banka Qendrore, anëtarët e organeve vendimmarrëse ose personeli i Bankës Qendrore, nuk do të marrin udhëzime nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë subjektet qeveritare. Pavarësia dhe autonomia e Bankës Qendrore respektohet në çdo kohë dhe asnjë person apo subjekt nuk do të provojë të ndikojë tek anëtarët e organeve vendimmarrëse apo tek personeli i Bankës Qendrore në realizimin e detyrave të tyre apo të ndërhyjë në aktivitetet e Bankës Qendrore.

Detyrat e BQK-së përfshijnë:

01. Përkrahja e stabilitetit financiar

Përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut, si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent.

02. Rregullimi dhe licencimi financiar

Rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare ashtu si specifikohet më tej në këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër.

03. Sistemet e pagesave dhe shlyerjes

Promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë.

04. Mirëmbajtja e banknotave

Sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë.

05. Menaxhimi i rezervave

Mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare.

06. Mbledhja dhe publikimi i statistikave

Mbledhjen dhe publikimin e statistikave.

07. Ruajtja e vlerës së çmimeve lokale

Kontribuon në arritjen dhe mbajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore.

08. Informimi i publikut dhe qeverisë

Informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe publikut të gjerë rreth politikave, detyrave dhe operacioneve të saj ashtu siç përcaktohet më tej në këtë ligj.

09. Këshilltar dhe agjent fiskal

Veprimin si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal për Qeverinë dhe çdo organ publik dhe organizatë publike të Kosovës.

10. Bashkëpunimi ndërkombëtar

Bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare përkitazi me çështje brenda fushës së saj të kompetencave; dhe

11. Aktivitetet mbështetëse

Realizimin e çdo aktiviteti ndihmës që rrjedhë nga ushtrimi i detyrave të saj sipas këtij ligji apo ndonjë ligji tjetër.

Skip to content