Departamenti i Stabilitetit Financiar, Hulumtimeve dhe Analizave Ekonomike

Me qëllim të funksionimit më të avancuar të Departamenti i Stabilitetit Financiar, Hulumtimeve dhe Analizave Ekonomike, në këtë dokument janë të prezantuara detyrat, përgjegjësitë dhe propozimi për riorganizimin e Departamentit, aktivitetet e të cilit janë drejtpërdrejtë të lidhura me objektivat kryesore, kompetencat e veçanta dhe nenet relevante të Ligjit 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Përgjegjësitë e Departamentit

  • Të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave;

  • Objektiv shtesë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore; dhe

  • Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kompetencat e veçanta të BQK-së, si:  t’i rekomandojë udhëzime të gjera politike Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat që i ka në përgjegjësi; dhe të kryej analiza të rregullta ekonomike dhe monetare të ekonomisë së Kosovës, t’i bëjë publike rezultatet dhe t’i paraqes propozime e masa Kuvendit dhe Qeverisë në bazë të analizave të tilla.

Ruajtja e stabilitetit financiar përbën detyrim statutor dhe objektiv parësor për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar, Departamenti në mënyrë të vazhdueshme bën identifikimin, monitorimin dhe analizimin e rrezikut sistemik përmes monitorimit të vazhdueshëm të zhvillimeve ciklike dhe strukturore makroekonomike si dhe sistemit financiar.

Vlerësimi i rreziqeve dhe ndikimi i tyre potencial në stabilitetin financiar dhe për pasojë stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik bëhet përmes analizave të rregullta kualitative dhe kuantitative përfshirë analizimin e ecurisë së treguesve ekonomik dhe financiar me frekuencë të lartë, parashikimet mbi treguesit kryesorë makroekonomikë dhe aplikimin e modeleve që adresojnë dimensionin ciklik, strukturor dhe ndërsektoral të rrezikut sistemik.

Me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së proceseve të departamentit, ngritjes dhe avancimit të mëtejmë të kapaciteteve institucionale të BQK-së për realizimin e objektivave të dala nga Ligji mbi BQK-në, realizimit të objektivave afatmesme të parapara në kuadër të Planit Strategjik, përmbushjes së rekomandimeve të dala nga misioni diagnostifikues i FMN-së FSSR si dhe së fundmi nga procesi i Auditimit të Brendshëm, në këtë udhëzim janë propozuar ndryshime organizative që konsistojnë në rithemelimin e divizioneve organizative që njëherësh përkojnë me proceset e ndara në departament.

Divizioni i Stabilitetit Financiar

Detyrat e Divizionit të Stabilitetit Financiar janë:

  • Identifikon ecurinë e rreziqeve potenciale ndaj stabilitetit financiar përmes monitorimit të vazhdueshëm të zhvillimeve ciklike dhe strukturore financiare dhe makroekonomike;

  • Vlerëson rreziqet dhe ndikimin potencial të tyre në stabilitetin financiar dhe për pasojë stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik përmes analizave të rregullta kualitative dhe kuantitative;

  • Aplikon dhe avancon modelet që adresojnë dimensionin ciklik, strukturor dhe ndër-sektoral të rrezikut sistemik, dhe raporton mbi dinamikat në raporte periodike, në Këshillin për Makroprudencë dhe raportimet mujore në Bord Ekzekutiv;

  • Jep rekomandime mbi masa/politika dhe propozime në organet/linjat respektive raportuese, për të kontribuar në funksionimin stabil dhe efikas të sistemit financiar;

  • Përkushtohet që të avancojë drejtë operacionalizimit të kornizës makroprudenciale, si në interpretimin e indikatorëve kryesor të shëndetit financiar, ashtu edhe në rritjen e analizave kërkimore përmes modeleve ekzistuese apo të reja në DAESF, për adresimin e dinamikave në rrezikun sistemik;

  • Në kuadër të bazës konceptuale dhe empirike për bërje të politikave dhe për komunikim të tyre, SF angazhohet që të avancojë analizën/modelin aktual të Stres Test drejtë Stres-Testit makroprudencial;

  • Angazhohet në hartimin dhe realizimin e një ankete me bankat komerciale për vlerësimin e rreziqeve; dhe

  • Në pajtueshmëri me politikën e publikimeve, përgatitë analizat periodike të sektorit financiar siç janë Raporti Vjetor, Raporti i Stabilitetit Financiar, Vlerësimin Tremujor të Stabilitetit financiar dhe analizat tjera periodike ose jo-periodike siç janë punimet shkencore dhe materialet tjera studiuese.

  • Me qëllim që të arrihen këto objektiva, ky Divizon do të zbatojë teoritë moderne në ekonomi, financa dhe disiplina të ngjashme, përdorimin e ekonometrisë dhe metodave tjera kuantitative, përdorimin e tabelave (spreadsheets), etj.

Divizioni i Hulumtimeve dhe Analizave Ekonomike

Detyrat e Divizionit të Hulumtimeve dhe Analizave Ekonomike janë:

  • Avancon modelin makroekonomik për ekonominë e Republikës së Kosovës duke kaluar në model makro-ekonometrik; Zhvillon modelin për parashikim të hershëm (NowCasting);

  • Përditëson modelin makroekonomik në bazë tremujore dhe vjetore dhe prezanton atë tek menaxhmenti imediat, KMP dhe BE;

  • Parashikon variablat makroekonomike për vlerësimin e rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, vlerësimin e zhvillimeve ndërlidhëse në sistem financiar me efekt në stabilitetin financiar – Analiza Stres-Testi, si dhe për vlerësimin e sjelljes së agjentëve ekonomik për qëllime të hartimit të politikave makroprudenciale;

  • Rekomandon dhe propozon politika ekonomike që kontribuojnë në ambientin makroekonomik stabil dhe prosperues;

  • Kontribuon në zgjerimin dhe thellimin e analizave dhe kërkimeve ekonomike në funksion të mbështetjes së politikëbërjes;

  • Harton planin vjetor të hulumtimeve sipas nevojave të BQK-së dhe mandatit të saj;

  • Në pajtueshmëri me politikën e publikimeve, përgatitë analizat periodike që kanë të bëjnë me zhvillimet makroekonomike siç janë Raporti Vjetor, Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Raporti i Stabilitetit Financiar dhe analizat e kohëpaskohshme siç janë punimet shkencore dhe materialet tjera me karakter raportues;

  • Hulumton dhe analizon efektivitetin e masave makroprudenciale: angazhimi në hulumtime mbi rreziqet dhe trendet e reja brenda sektorit financiar, si dhe efektivitetin e masave makroprudenciale në mitigimin/zbutjen e rreziqeve përkatëse; dhe

  • Kryen hulumtime empirike në funksion të publikimeve kërkimore dhe përdorimit të tyre për procesin e politikë-bërjes.

  • Me qëllim që të arrihen këto objektiva, ky Divizon do të zbatojë teoritë moderne në ekonomi, financa dhe disiplina të ngjashme, përdorimin e ekonometrisë dhe metodave tjera kuantitative, përdorimin e tabelave (spreadsheets), etj.

Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut

Departamenti i Menaxhimi të Rrezikut është i orientuar drejt arritjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës të përcaktuara me Ligj, krijimit dhe ruajtjes së vlerave të përcaktuara në orientimet strategjike dhe të jetësuara në angazhimet operative të kryerjes së përgjegjësive të punës.

Menaxhimi i rrezikut është pjesë integrale e të gjitha proceseve organizative e shtrirë nga planifikimi strategjik drejt planeve dhe aktiviteteve operative. Departamenti ndihmon procesin e vendimmarrjes drejt zgjidhjeve të informuara, trajtimit me prioritet të veprimeve dhe vë në pah alternativat e mundshme në kursin e veprimeve. Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut shërben si linjë e dytë, me përgjegjësi që të monitorojë përshtatshmërinë e menaxhimit të rrezikut sipas fushëveprimit të përcaktuar në këtë politikë.

Përgjegjësitë e Departamentit

Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut shërben si linjë e dytë, me përgjegjësi që të monitorojë përshtatshmërinë e menaxhimit të rrezikut sipas fushëveprimit të përcaktuar në këtë politikë.

  • Siguron që të gjitha njësitë organizative të BQK-së dhe përdoruesit e informacionit të jenë plotësisht të informuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë që dalin nga kuadri rregullativ për menaxhimin e rrezikut;

  • Ofron mbështetje për njësitë organizative të BQK-së në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në funksion të menaxhimit të rrezikut;

  • Vlerëson përshtatshmërinë e politikave dhe procedurave të departamenteve dhe njësive organizative të BQK-së për marrjen e rreziqeve;

  • Koordinon punën dhe rrjedhën e informacionit në tërë procesin e menaxhimit të rrezikut;

  • Ndjek dhe vlerëson shkallën e ekspozimit të njësive organizative të BQK-së ndaj rrezikut, përmes ngritjes së një mekanizmi dhe procesi raportimi gjithëpërfshirës;

  • Ndërmerr veprimet e nevojshme për monitorimin dhe kontrollin e rreziqeve materiale, trendin dhe tendencat e përkeqësimit në pajtueshmëri me kornizën e politikave dhe procedurave përkatëse;

  • Trajton nivelin e rrezikut jashtë tolerancës së përcaktuar duke përgatitur planet të veprimit për mbajtjen nën kontroll dhe reduktimin e shkallës së rrezikut;

  • Monitorojë përshtatshmërinë e kontrolleve dhe të niveleve të përcaktuara të tolerancës ndaj rrezikut;

  • Iniciojë dhe promovojë aktivitete në funksion të vetëdijesimit të personelit për menaxhimin e rrezikut, përfshirë edhe shërbimin e trajnimeve të nevojshme personelit të BQK-së; dhe

  • Sigurohet që Guvernatori dhe Bordit Ekzekutiv të informohen mbi përshtatshmërinë e menaxhimit të rrezikut.

Divizioni i Rreziqeve Financiare

Detyrat e Divizionit të Rreziqeve Financiare janë:

  • Është përgjegjës për plotësimin dhe përditësimin e kuadrit rregullativ, për menaxhimin e rrezikut financiar si dhe zbatimin e përgjegjësive që dalin nga kuadri rregullativ;

  • Harton dhe propozon Rregullën për Menaxhimin e Rrezikut Financiar dhe akte të tjera nënligjore në shërbim të kuadrit të menaxhimit të rrezikut financiar në BQK; dhe

  • Vendosë për metodat për kalkulim, vlerësim dhe konsolidim të rreziqeve financiare të cilat do të përcaktohen në Metodologjitë përkatëse, për të siguruar:

    • Se të gjitha rreziqet financiare (kreditore, likuiditetit dhe tregut) në BQK janë identifikuar;
    • Se përdoren metoda dhe modele të besueshme për matjen e rrezikut financiar në BQK;
    • Se rreziqet e identifikuara financiar në BQK menaxhohen dhe raportohen në at mënyrë që edhe ofrojnë mundësinë për të kuptuar mirë rrezikun financiar;
    • Se limitet dhe kontrollet tjera në BQK përcillen dhe raportohen;
    • Se rezervat në BQK janë mjaftueshëm likuide; dhe
    • Se limitet dhe format tjera të kontrollit për menaxhimin e rrezikut të financiar të përcaktuara nga Bordi Ekzekutiv i BQK përcillen dhe raportohen.

Divizioni i Rrezikut Operacional dhe Vazhdimësia e Punës

Detyrat e Divizionit të Rrezikut Operacional dhe Vazhdimësisë së Punës janë:

    • Është përgjegjëse për plotësimin dhe përditësimin e kuadrit rregullativ për menaxhimin e rrezikut operacional si dhe zbatimin e përgjegjësive që dalin nga kuadri i tillë rregullativ;
    • Ofron mbështetje dhe siguron që të gjitha njësitë organizative të BQK-së dhe përdoruesit e informacionit të jenë plotësisht të informuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë që dalin nga kuadri rregullativ për menaxhimin e rrezikut operacional;
    • Vlerëson përshtatshmërinë e politikave dhe procedurave të departamenteve dhe njësive organizative të BQK-së për marrjen e rreziqeve;
    • Koordinon punën dhe rrjedhën e informacionit në tërë procesin e menaxhimit të rrezikut operacional;
    • Ndjek dhe vlerëson shkallën e ekspozimit të njësive organizative të BQK-së ndaj rrezikut operacional, përmes ngritjes së një mekanizmi dhe procesi raportimi gjithëpërfshirës;
    • Ndërmerr veprimet e nevojshme për monitorimin dhe kontrollin e rreziqeve materiale, trendin dhe tendencat e përkeqësimit në pajtueshmëri me kornizën e politikave dhe procedurave përkatëse;
    • Trajton nivelin e rrezikut operacional jashtë tolerancës së përcaktuar duke përgatitur planet të veprimit për mbajtjen nën kontroll dhe reduktimin e shkallës së rrezikut operacional;
    • Monitoron përshtatshmërinë e kontrolleve të brendshme dhe të niveleve të përcaktuara të tolerancës ndaj rrezikut operacional;
    • Inicion dhe promovon aktivitete në funksion të vetëdijesimit të personelit për menaxhimin e rrezikut operacional, përfshirë edhe shërbimin e trajnimeve të nevojshme të personelit të BQK-së;
    • Krijon dhe zhvillon plane gjithëpërfshirëse të vazhdimësisë së punës të përshtatura për lloje të ndryshme të skenarëve (katastrofa natyrore, dështime të sistemeve, ndërprerje të energjisë, katastrofa natyrore, etj.);
    • Kryen vlerësime të rrezikut për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj operacioneve të institucionit dhe për të vlerësuar ndikimin e tyre;
    • Kryen analiza të ndikimit në biznes (BIA) për të identifikuar funksionet kritike në institucion;
    • Zhvillon dhe dokumenton politika të vazhdimësisë së punës për të përcaktuar procedurat dhe përgjegjësitë;
    • Azhurnon dhe mirëmban Planin e Vazhdimësisë së Punës;
    • Siguron se plani i vazhdimësisë së punës zbatohet në mënyrë efektive në institucion;
    • Inicion dhe organizon testimin e rregullt të planit të vazhdimësisë së punës për të siguruar efektshmërinë e tyre;
    • Rishikon dhe përditëson planet bazuar në rezultatet e testimit dhe mësimet e marra nga testet dhe incidentet aktuale; dhe
    • Kryen sesione të rregullta trajnimi për punonjësit mbi procedurat e vazhdimësisë së punës dhe rolet e tyre gjatë një ndërprerjeje dhe promovon ndërgjegjësimin e vazhdimësisë së punës brenda institucionit.

Departamenti Ligjor

Departamenti Ligjor është përgjegjës për çështje të natyrës juridike respektivisht ofrimin e shërbimit dhe mbështetjes juridike për BQK-në dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në aspekt të pajtueshmërisë me PPP/LFT.

Ky Departament merr masat e nevojshme në mënyrë, që të sigurojë se e tërë veprimtaria e BQK-së është në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Departamenti Ligjor do të ketë rolin prirës në agjendën legjislative dhe rregullative, në kuptim të udhëheqjes dhe koordinimit me Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit, por edhe me departamentet tjera në kuadër të BQK-së si dhe me institucionet tjera.

Divizioni i Legjislacionit

Detyrat e Divizionit për Legjislacion janë:

    • Ofrimi i mbështetjes ligjore në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar, si dhe akteve tjera të brendshme;
    • Dhënia e konfirmimit dhe opinioneve ligjore për aktet juridike që parashtrohen për miratim nga ana e Bordit Ekzekutiv;
    • Ofron opinione dhe këshilla ligjore nga fushëveprimi i Bankës Qendrore;
    • Hartimi i vendimeve, propozimeve dhe të materialeve të ndryshme të kërkuara nga udhëheqësi apo personi i autorizuar nga ai/ajo;
    • Ofron mbështetje profesionale në adresimin e sfidave që dalin në rrugën e integrimit evropian për fushat që janë nën përgjegjësi të BQK-së dhe që ndërlidhen me sferën ligjore;
    • Udhëzon dhe ndihmon departamentet dhe njësitë tjera organizative të bankës rreth standardeve të hartimit të legjislacionit dhe akteve tjera rregullative;
    • Ofrimi i mbështetjes ligjore në hartimin e marrëveshjeve që lidh BQK-ja me institucionet vendore dhe ndërkombëtare;
    • Në koordinim me departamentet/divizionet përkatëse, pjesëmarrja në takime të ndryshme, kur diskutohen ligjet apo akte tjera juridike që ndërlidhen direkt apo indirekt me funksionet dhe detyrat e BQK-së;
    • Informimi i menaxhmentit të bankës për çdo zhvillim në ligj apo akte tjera nënligjore që mund të ndikoj në përmbushjen e detyrave të BQK-së, analizimi i pasojave të mundshme, dhe propozon reformat e përshtatshme për ti marr parasysh këto zhvillime; dhe
    • Detyra tjera sipas nevojës.

Divizioni i Përfaqësimit Ligjor

Detyrat e Divizionit i Përfaqësimit Ligjor janë:

  • Përfaqësimi dhe mbrojta e interesave të bankës qendrore para gjykatave dhe institucioneve tjera të drejtësisë;

  • Bashkëpunimi me departamentet/divizionet përkatëse gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësor;

  • Kryerja e veprimeve përgatitore me qëllim të përfaqësimit sa më profesional në konteste të ndryshme kur BQK-ja paraqitet si palë;

  • Procedimi brenda afateve me mjete juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme varësisht nga rasti në instanca të tjera jashtë BQK-së;

  • Mbajtja e evidencave përkatëse për rastet e përfaqësuara;

  • Raportimi te drejtori me qëllim të njoftimit me dukuritë dhe ecuritë e rasteve të ndjeshme;

  • Dhënia e konfirmimit dhe opinioneve ligjore për aktet juridike (njoftimet për masa administrative dhe draft vendimet tjera);

  • Ofron opinione ligjore, rekomandime dhe këshilla sipas kërkesës nga mbikëqyrësi;

  • Ofron mbështetje ligjore për njësitë organizative të BQK-së lidhur me zbatimin e kornizës rregullative nga fushëveprimtaria e njësive përkatëse;

  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve nga fushëveprimi i njësive përkatëse;

  • Detyra tjera sipas nevojës.

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Edukimit Financiar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë autonome dhe të pavarur, përkatësisht i kryen detyrat dhe i përmbush objektivat e përcaktuara me Ligj. Pavarësia dhe autonomia e BQK-së në pajtim me praktikat më të mira institucionale kushtëzon një nivel të lartë të transparencës dhe llogaridhënies nga ana e saj.

Për më tepër, informimi i institucioneve shtetërore dhe publikut të gjerë rreth politikave, detyrave dhe operacioneve të BQK-së është një prej detyrave të saj. Po ashtu, një prej detyrave të saj është edhe komunikimi dhe bashkëpunimi me organizatat relevante ndërkombëtare.

Të dyja këto detyra të BQK-së janë të përcaktuara në nenin 8 të Ligjit për BQK-në dhe janë në funksion të arritjes së objektivave të saj të përcaktuara me këtë Ligj. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Edukimit Financiar është njësia kryesore organizative për komunikim me jashtë, koordinim dhe zhvillim të marrëdhënieve me institucionet relevante shtetërore dhe publikun e gjerë.

Po ashtu, ky Departament kontribuon edhe në mbajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve institucionale me të gjithë akterët e sistemit financiar.

Divizioni për Komunikim Publik

Detyrat e Divizionit për Komunikim me Publikun janë:

    • Koordinim dhe zhvillimi i marrëdhënieve institucionale me institucionet shtetërore;
    • Koordinimi dhe zhvillimi i komunikimit me medie dhe publikun e gjerë;
    • Kontribuimi në mbajtjen e zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet financiare;
    • Mbështetja e protokollit të BQK-së dhe organizimin e takimeve dhe konferencave të BQK;
    • Azhurnimi i rregullt të faqes së internetit të BQK-së;
    • Organizimi dhe drejtimi i angazhimeve të BQK-së në fushën e edukimit financiar të publikut;
    • Redaktimi dhe lektorimi i publikimeve dhe materialeve të ndryshme si dhe sigurimin e shërbimeve të përkthimeve me gojë dhe me shkrim mes gjuhës shqipe, serbo-kroate dhe asaj angleze;
    • Përkujdesjen për komunikimet e brendshme me rëndësi.
    • Koordinon aktivitetet brenda BQK-së te cilat kontribuojnë në ofrimin e informatave edukative për publikun e gjerë;
    • Identifikon mënyrat më të përshtatshme dhe me efikase për shpërndarjen e informative edukative te publiku;
    • Promovon çështjet ekonomiko financiare përmes formave të ndryshme të komunikimit;
    • Koordinon dhe avancon komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe zyrat përkatëse homologe në institucionet vendore;
    • Organizon dhe siguron mbarëvajtjen protokollare te aktiviteteve organizative te BQK-së;
    • Zbaton Rregullat e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Edukimit Financiar;
    • Koordinon komunikimin me palët e jashtme dhe përkujdeset vazhdimisht për të përmirësuar marrëdhëniet e BQK-së me publikun;
    • Redakton dhe lekturon publikimet dhe materialet e ndryshme të BQK-së;
    • Editon, publikon dhe menaxhon rregullisht faqen e internetit të BQK-së, faqen e Edukimit Financiar të BQK-së dhe publikimet në intranet dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së; dhe
    • Është bartës i të gjitha aktiviteteve me publikun.
    •  

Divizioni për Edukim Financiar

Detyrat e Divizionit për Edukim Financiar janë:

  • Nxitë, zhvillon dhe mbështetë iniciativat edukative në lidhje me çështje ekonomike;
  • Bashkërendon aktivitetet në zbatimin e Programit të BQK-së mbi Edukimin Financiar;
  • Përgatitë materiale për zbatimin e Programit të Edukimit Financiar të BQK-së;
  • Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për çështje dhe aktivitetet në kuadër të Programit të Edukimit Financiar;
  • Promovon dhe ofron informata mbi edukimin financiar në faqen e Edukimit Financiar në faqen e internetit të BQK-së;
  • Organizon dhe koordinon aktivitete të ndryshme edukativo financiare për studentë, të rinjtë, fëmijë dhe për publikun e gjerë; dhe
  • Identifikon grupe për ofrimin e njohurive edukativo-financiare, përfshirë shkollat fillore, të mesme, universitetet, gazetarët, mësimdhënësit dhe të tjerë.
  •  

Departamenti i Rimëkëmbjes dhe Përmbylljes

BQK si Autoritet i Rimëkëmbjes dhe Përmbylljes ushtron kompetencat për të ndërhyrë në një fazë mjaftë të hershme dhe të shpejtë në rastin e një banke në gjendje të dështuar ose që ka mundësi të dështojë, në mënyrë që të sigurohet vijueshmëria e funksioneve kritike të bankës, duke minimizuar efektin e dështimit të saj në ekonomi dhe në sistemin financiar.

BQK si Autoritet i Autoritet i Rimëkëmbjes dhe Përmbylljes në rastet e zbatimit të instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe të ushtrimit të kompetencave të ndërhyrjes së jashtëzakonshme merr parasysh objektivat e ndërhyrjes së jashtëzakonshme si në vijim.

Përgjegjësitë e Departamentit

    • Sigurimin e vazhdimësisë së funksioneve kritike të bankës;
    • Shmangien e efektit negativ të konsiderueshëm në sistemin financiar, në veçanti duke parandaluar përhapjen e rreziqeve, përfshirë edhe infrastrukturën e tregut dhe duke e ruajtur disiplinën e tregut;
    • Mbrojtjen e fondeve publike duke minimizuar ndihmën e mbështetjes së jashtëzakonshme publike financiare;
    • Mbrojtjen e depozitorëve të përfshirë në Ligjin 03/L-2016 (i ndryshuar dhe i zëvendësuar herë pas here); dhe
    • Mbrojtjen e fondeve dhe aseteve të klientit.

Divizioni i Planifikimit, Strategjisë dhe Standardizimit

Detyrat e Divizionit të Planifikimit, Strategjisë dhe Standardizimit janë:

    • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare në përgatitjen, planifikimin dhe zbatimin e vendimeve lidhur me ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka;
    • Harton plane të ndërhyrjes së jashtëzakonshme për secilën bankë apo në nivel grupor;
    • Ndërmerr veprime të ndërhyrjes së jashtëzakonshme ndaj një banke ose grupi bankar nëse konsideron se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara me ligj apo akte nënligjore;
    • Siguron vlerësimin e drejtë, të matur dhe real të aseteve dhe detyrimeve të bankës para marrjes së ndonjë veprimi për ndërhyrje të jashtëzakonshme, apo ushtrimit të kompetencës së zvogëlimit të vlerës apo konvertimit;
    • Zbaton instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme sikurse janë: instrumenti i shitjes së veprimtarisë (aktivitetit tregtar); instrumenti i institucionit urë; instrumenti i ndarjes së aseteve, dhe instrumenti i rikapitalizimit nga brenda;
    • Zbaton instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në mënyrë individuale ose në çdo kombinim, në çdo kohë, me kusht që të zbatojë instrumentin e ndarjes së aseteve së bashku me një instrument tjetër të ndërhyrjes së jashtëzakonshme;
    • Verifikon përmbushjen e kriterit minimal për kapitalin rregullator dhe detyrimet e pranueshme nga bankat;
    • Ndërmerr ndonjë veprim të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, me kusht që veprimet e tilla sigurojnë që depozitorët vazhdojnë të kenë qasje në depozitat e tyre;
    • Ushtron kompetencat për ndërhyrje të jashtëzakonshme të cilat mund të ushtrohen individualisht apo në çfarëdo kombinimi sikurse parashihen me ligj apo akte nënligjore;
    • Bashkëpunon ngushtë me Divizionin e Metodologjisë dhe Standardizimit;
    • Ngritë kapacitetet njerëzore në funksion të përmbushjes së objektivave për ndërhyrje të jashtëzakonshme;
    • Bashkëpunon me autoritet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në rajon, në vendet e BE-së dhe vende tjera;
    • Realizon likuidimin e bankave;
    • Koordinon ngushtë aktivitetet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ose ministrinë e saj pasuese, në funksion të përmbushjes së objektivave për ndërhyrje të jashtëzakonshme;
    • Koordinon ngushtë aktivitetet me institucionin për Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë, në funksion të përmbushjes së objektivave për ndërhyrje të jashtëzakonshme;
    • Bashkëpunon me autoritet e Rimëkëmbjes dhe Përmbylljes në rajon, në vendet e BE-së dhe vende tjera;
    • Ngritë kapacitetet njerëzore në funksion të përmbushjes së objektivave për ndërhyrje të jashtëzakonshme;
    • Përcakton dënimet civile për bankat sipas ligjit për banka dhe akteve tjera nënligjore;
    • Realizon analiza të ndryshme në funksion të përmbushjes së objektivave për ndërhyrje të jashtëzakonshme; dhe
    • Realizon analiza të impaktit lidhur me aktet rregullative të draftuara.

Zyrtari Kryesor i Sigurisë së Informacionit (CISO)

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Mbështetë përcaktimin e strategjisë dhe objektivave për sigurinë kibernetike, duke u siguruar që të jenë në linjë me qëllimet strategjike të institucionit;

    • Zhvillon programin për sigurinë kibernetike në linjë me strategjitë për sigurinë kibernetike në institucion dhe sigurohet për zbatim të programit për të adresuar rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike në institucion;
    • Siguron se objektivat për sigurinë kibernetike në program janë në linjë me qëllimet strategjike të institucionit;
    • Mbështet procesin e identifikimit, analizës, vlerësimit dhe raportimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike si dhe zhvillimin e strategjive për zbutjen e rreziqeve të identifikuara;
    • Zhvillon politika dhe procedura për sigurinë kibernetike dhe sigurohet që të mirëmbahet kuadri rregullues i aplikueshëm për sigurinë kibernetike sipas standardeve të sigurisë kibernetike;
    • Zhvillon dhe drejton planin për përgjigje ndaj incidenteve për të trajtuar në mënyrë efektive incidentet kibernetike dhe për të minimizuar ndikimin nga incidentet e mundshme;
    • Zhvillon procedura për raportim të incidenteve të sigurisë dhe bashkëpunon ngushtë me ekipin e sigurisë në DTI për të trajtuar incidentet;
    • Vlerëson rreziqet që lidhen me palët e treta/ofruesit e shërbimeve dhe propozon zhvillimin e mekanizmave përmes të cilëve institucioni sigurohet se ofruesit e shërbimeve janë në pajtueshmëri me standardet e vendosura të sigurisë;
    • Promovon kulturën për vetëdijesim rreth sigurisë kibernetike dhe sigurohet se programet e trajnimit zhvillohen për të mirëmbajtur dhe avancuar sigurinë e përgjithshme në institucion;
    • Zhvillon dhe mirëmban planet për vazhdimësi të biznesit dhe rikthim nga fatkeqësitë. Përmes testimeve periodike dhe rezultateve nga këto testimi i ofron institucionit rekomandime për kapacitetet për t’u rimëkëmbur nga incidentet e sigurisë kibernetike;
    • Propozon rreth investimeve të nevojshme për sigurinë kibernetike duke adresuar qartë prioritete rreth sigurisë kibernetike në zbatimin e planeve vjetore dhe arritjen e objektivave strategjike;
    • I ofron Guvernatorit dhe Bordit Ekzekutiv me kohë informacion të plotë dhe të qartë lidhur sigurinë kibernetike, iniciativave rreth sigurisë dhe profilit të rrezikut të sigurisë kibernetike në institucion; dhe
    • Bashkëpunon ngushtë me ekipin për siguri kibernetike në DTI për t’u siguruar se strategjia e BQK-së për siguri kibernetike ekzekutohet në mënyrë efektive duke mundësuar mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike në institucion.