Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), zhvilloi takim me Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, z. David Amaglobeli, si dhe me z. Sebastian Sosa, Përfaqësues Rajonal Rezident për Ballkanin Perëndimor në FMN, dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe në reformat në vazhdim në sektorin financiar të Kosovës, duke përfshirë asistencën teknike që FMN-ja po ofron në fusha të ndryshme të mandatit të BQK-së.

Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Cakaj prezantuan ecurinë e fundit të ekonomisë dhe sektorit financiar, me theks në forcimin e mbikëqyrjes bankare, zhvillimin e mekanizmave të përmbylljes, politikën makroprudenciale, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe reformat e tjera kyçe që janë në proces.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi progresin e projekteve kryesore në kuadër të asistencës teknike të FMN-së, përfshirë misionin e fundit të Shqyrtimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR). Po ashtu, palët shqyrtuan mundësitë për zhvillimin e programeve të reja pas përfundimit të rishikimit të FSSR-së në funksion të krijimit të mekanizmave për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së, duke theksuar rolin thelbësor të asistencës teknike dhe ndërtimit të kapaciteteve në zbatimin me sukses të reformave strategjike të BQK-së. Ai vlerësoi se këto reforma do të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit financiar të Kosovës.

Nga ana e tij, z. Amaglobeli vlerësoi lart pjesëmarrjen e Guvernatorit ne panelin e organizuar nga FMN, derisa rikonfirmoi përkushtimin e FMN-së për të mbështetur BQK-në në përmbushjen e mandatit të saj dhe në avancimin e reformave të sektorit financiar.

Të dy palët u pajtuan të thellojnë bashkëpunimin dhe të ruajnë nivelit të lartë të koordinimit për zbatimin efektiv të reformave në sektorin financiar.

Guvernatori Ismaili takoi Guvernatorin e Bankës Kombëtare të Zvicrës, z. Schlegel në kuadër të Takimeve Vjetore në Washington D.C. Guvernatori Ismaili takohet me Ndihmësdrejtoren e MCM të FMN-së, znj. Mary Goodman – rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik në forcimin e stabilitetit financiar