Mbikëqyrja Makroprudenciale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mandatin ligjor të identifikoj dhe adresoj rreziqet që mund të cenojnë stabilitetin e sistemit financiar. Në këtë kuadër, BQK ushtron mbikëqyrje makroprudenciale, si dhe harton e zbaton politika dhe masa për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit financiar dhe për të parandaluar akumulimin e rreziqeve sistemike. Korniza e mbikëqyrjes makroprudenciale në BQK përfshin dokumentet rregullative dhe strategjike, mekanizmat e monitorimit të rrezikut sistemik, si dhe vendimet e Bordit Ekzekutiv për masat makroprudenciale. Raporti që analizon rezultatet e këtij anketimi, publikohet në frekuencë tremujore në web-faqen e BQK-së, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë më të gjerë rreth perceptimit të rrezikut të bankave dhe gatishmërinë e bankave për të dhënë hua, si dhe, sjelljes së ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve kundrejt dinamikave në kreditim, si pasojë.