Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, zhvilloi takim me znj. Mary Goodman, Ndihmësdrejtore dhe Shefe e Divizionit të Departamentit për Tregjet Monetare dhe të Kapitalit (MCM) në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington, D.C.

Znj. Goodman fillimisht falënderoi dhe e vlerësoi pjesëmarrjen e Guvernatorit Ismaili në panel në sesionin e nivelit të lartë me temën “Forcimi i qëndrueshmërisë së sistemit financiar në kohë të pasigurive – Ndërtimi i kapaciteteve në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion”, që u mbajt gjatë Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB) ku u paraqitën arritjet kryesore të sistemit financiar të Kosovës dhe përvoja e vendit me Rishikimin e Qëndrueshmërisë së Sektorit Financiar (FSSR) të FMN-së, ku shumica e asistencave teknike në kuadër të FSSR mbulohen nga ekspertët në kuadër të Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit (MCM).

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili dhe znj. Goodman diskutuan mbi projektet e mbështetura nga asistenca teknike nga Departamenti  Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit si dhe progresin e arritur lidhur me këto projekte.

Konkretisht u diskutua lidhur me progresin në kuadër të projekteve që lidhen me mandatin e BQK-së, duke përfshirë Forcimin e Kornizës Mbikëqyrëse Mikro dhe Makroprudenciale, Procesi i Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), Kripto-Assetet, Mbikëqyrja e Sistemeve dhe Kuadri Rregullativ  për TI, Menaxhimi i Rrezikut, Siguria Kibernetike, Forcimi i Modelimit Makroekonomik dhe Parashikimeve, e të tjera.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje të thellë për ekspertizën teknike dhe mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga MCM, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në forcimin e sistemit financiar të Kosovës, rritjen e kapaciteteve rregullative dhe përmirësimin e qeverisjes institucionale. BQK mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë FMN-në, në ndërtimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës.

Delegacioni i BQK-së takoi Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë, z. Amaglobeli në Takimet Vjetore 2025 të FMN-së dhe BB-së Guvernatori Ismaili takon Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li: Vlerësohet lart progresi i sektorit financiar