Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit është njësia organizative përgjegjëse për administrimin e marrëdhënieve të punës. Përveç funksionit administrativ, ky Departament është përgjegjës edhe për rritjen dhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive të personelit, si dhe ofrimin e këshillave dhe rekomandimeve lidhur me çështjet të ndryshme të personelit.

Divizioni i Trajnimit dhe Zhvillimit

Ky divizion ka një rol të rëndësishëm në BQK dhe ka për qëllim të sigurojë që punonjësit të kenë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kryer detyrat e tyre me sukses.

Divizioni i Trajnimit dhe Zhvillimit të Personelit ndihmon në rritjen e aftësive dhe kompetencave të punonjësve, duke i ndihmuar ata të jenë më efektivë në detyrat e tyre dhe të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht brenda BQK-së.

  • Përgjegjësitë kryesore:

    • Identifikimin e nevojave të BQK-së dhe punonjësve për trajnime dhe zhvillim. Kjo përfshin identifikimin e kërkesave për zhvillim të aftësive të reja, njohurive të specializuara dhe përmirësimeve të performancës;
    • Zhvillimin e programeve trajnuese dhe krijimin e materialeve të nevojshme për të siguruar efektivitetin e trajnimeve;
    • Përgatitjen dhe organizimin e sesioneve trajnuese, duke përfshirë trajnime në klasë, trajnime online, seminare dhe aktivitete të tjera zhvillimore;
    • Krijimin dhe menaxhimin e programeve të zhvillimit për punonjësit, duke përfshirë trajnimet e vazhdueshme, mentorimin dhe programet specifike të rritjes së karrierës;
    • Monitorimin e efektivitetit të trajnimeve dhe programeve të zhvillimit për të siguruar se ato ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të BQK-së dhe nevojave të punonjësve;
    • Ofrimin e mbështetjes për punonjësit në zhvillimin e planeve të tyre të karrierës dhe identifikimin e mundësive për avancim brenda organizatës;
    • Bashkëveprimin me departamentet e tjera për të identifikuar nevojat e trajnimit dhe zhvillimit;
    • Përdorimin e teknologjisë së informacionit për të ofruar trajnime online dhe mjete moderne të trajnimit;
    • Mbledhjen dhe analizimin e komenteve/përvojave nga pjesëmarrësit në trajnime për të identifikuar fusha për përmirësim;
    • Hartimin e një programi të strukturuar për njohjen e punonjësve të rinj me kulturën, vlerat dhe rregullat e punës;
    • Sigurimin e mbështetjes administrative për udhëtime zyrtare, përfshirë blerjen e biletave dhe rezervimet e hotelit;
    • Mbajtjen e evidencës për udhëtimet zyrtare (seminare, punëtori, vizita pune, konferenca, etj.);
    • Krijimin e kornizës së programit te praktikes, koordinimin me departamentet përkatëse, dhe mbikëqyrjen e procesit të praktikës për të siguruar një eksperiencë të dobishme dhe të strukturuar për praktikantët;
    • Krijimin e politikave për inkurajimin e ndarjes së njohurive dhe krijimin e një baze të dhënash; dhe
    • Siguron se stafi me përvojë bartë njohuritë tek stafi tjetër për fushat sipas fushëveprimit të departamenteve/divizioneve të mëvetësishme në BQK, në kuadër të detyrave të tyre.

     

Divizioni i Kompensimit, Beneficioneve dhe Pagave

Ky Divizion menaxhon të gjitha aspektet e lidhura me kompensimin dhe benefitet e të punësuarve në BQK, përkatësisht për hartimin, implementimin dhe vlerësimin e politikave dhe procedurave që lidhen me pagesat, beneficionet dhe sistemet e kompensimit, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burimeve njerëzore.

    • Detyrat:

      • Mbajtjen e një sistemi efikas për llogaritjen dhe shpërndarjen e pagave për të gjithë të punësuarit, duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret dhe standardet e punës;
      • Përgatitjen dhe monitorimin e orareve të punës, duke përfshirë pushimet, oraret e fleksibilitetit dhe çështjet e tjera të lidhura me kohën e punës;
      • Administrimin dhe zhvillimin e proceseve të realizimit të pagave dhe beneficioneve të tjera për anëtarët e punësuar (sigurimin shëndetësor dhe jetësor, kontributet pensionale, obligimet tatimore, etj.);
      • Sigurimin e një mjedisi të punës të shëndetshëm dhe mbështetje për iniciativat sociale dhe të përgjegjshme të bankës;
      • Administrimin dhe zhvillimin e proceseve për realizimin e politikës për mbështetje financiare në formë të paradhënies për të punësuarit e BQK-së dhe politikës për mbështetje në kredimarrje për përmirësimin e kushteve të jetesës;
      • Ofrimin e informacionit dhe mbështetjes për të punësuarit lidhur me politikat ne fuqi në BQK; dhe
      • Sigurimi i mbajtjes së saktë të të dhënave dhe pajtueshmërinë me ligjet për mbrojtjen e të dhënave, si dhe ruajtja e informacionit personal për të krijuar besim në bankë.

Divizioni i Rekrutimit dhe Menaxhimit të Performancës

    • Detyrat:

      • Ky Divizion siguron një administratë efikase dhe të rregullt të marrëdhënieve të punës në Ai ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e dosjeve të rregullta të personelit dhe siguron që të gjitha procedurat dhe dokumentacioni i lidhur me punën të jenë në përputhje me rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit;
      • Përpiloni dhe menaxhoni dokumentacionin administrativ të personelit, përfshirë dosjet personale, kontratat e punës dhe dokumentet e tjera të nevojshme;
      • Kujdesuni për procedurat e përzgjedhjes dhe punësimit të personelit të ri, duke përfshirë krijimin e profileve të punës, publikimin e shpalljeve të punës dhe organizimin e proceseve të rekrutimit;
      • Zhvilloni dhe monitoroni zbatimin e politikave dhe rregullave të bankës në lidhje me marrëdhëniet e punës dhe aktet e tjera të brendshme të Departamentit. Kjo siguron një trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë punonjësit;
      • Përkujdesuni për vlerësimin e performancës së punonjësve dhe ofroni mbështetje për përmirësimin e tyre. Përmes këtij procesi, ata mund të ndihmojnë në zhvillimin e planeve të karrierës dhe identifikimin e mundësive për avancim brenda BQK-së;
      • Siguroni që të jeni burim këshillues dhe informativ për punonjësit lidhur me çështje të marrëdhënieve të punës dhe çështje të tjera të lidhura me punën; dhe
      • Sigurimi i mbajtjes së saktë të të dhënave dhe pajtueshmërinë me ligjet për mbrojtjen e të dhënave, si dhe ruajtja e informacionit personal për të krijuar besim në bankë.

Departamenti i Financave

Departamenti i Financave është përgjegjës për planifikim dhe raportim financiar në BQK, konkretisht mbajtjen e librave financiar, përgatitjen e pasqyrave financiare, analizat financiare, planifikimi i buxhetit dhe implementimi i tij, menaxhimi i granteve te alokuara ne BQK, procesimi i shpenzimeve dhe punët e zyrës mbështetëse (Back Office).

Detyrat​

    • Manxhimin i funksioneve bazë te kontabilitetit dhe kontabilitetit financiar;
    • Përgatitja dhe publikimi i pasqyrave financiare;
    • Përgatitja e analizave financiare;
    • Përpilimi, kontrolla dhe implementimi i buxhetit vjetor dhe përcjellja e tij;
    • Menaxhimi i shënimeve te kontabilitetit te shpenzimeve;
    • Menaxhimi i granteve të alokuara për BQK;
    • Procesimi i shpenzimeve dhe pagesave te vogla;
    • Ushtrimi i punëve të zyrës mbështetëse për transaksionet me llogari nostro;
    • Komunikimi dhe menaxhimi i aktiviteteve financiare me llogarit e FMN-së; dhe
    • Bashkëpunimi me auditorët e jashtëm dhe palët e tjera relevante rreth aspekteve të financave dhe evidencës financiare në BQK.

Divizioni i Kontabilitetit dhe Mbështetjes

  • Detyrat:

    • Menaxhimin e funksioneve bazë të kontabilitetit dhe kontabilitetit financiar;
    • Procesimi i shpenzimeve dhe pagesave të vogla;
    • Menaxhimi i granteve të alokuara për BQK-në;
    • Ushtrimin e punëve të zyrës mbështetëse për transaksionet me llogari nostro;
    • Komunikimin dhe menaxhimin e aktiviteteve financiare me llogaritë e FMN-së; dhe
    • Bashkëpunimin me auditorët e jashtëm dhe palët e tjera relevante rreth aspekteve të financave.

Divizioni i Buxhetit dhe Raportimit Financiar

    • Detyrat:

      • Përgatitjen e analizave financiare;
      • Përpilimin, kontrollin dhe implementimin e buxhetit vjetor;
      • Përgatitja e raporteve të buxhetit dhe implantimit te tij;
      • Përgatitja e materiale për rialokimet dhe rishikimet buxhetore;
      • Menaxhimin e shënimeve të kontabilitetit të shpenzimeve;
      • Menaxhimin e granteve të alokuara për BQK-në;
      • Bashkëpunimin me auditorët e jashtëm dhe palët e tjera relevante rreth aspekteve të financave;
      • Përgatitjen dhe publikimin e pasqyrave financiare;
      • Përgatitjen e analizave financiare (për raportet financiare);
      • Përgatitja e raporteve financier për palete e treta (p.sh. statistika); dhe
      • Bashkëpunimin me auditorët e jashtëm dhe palët e tjera relevante rreth aspekteve të financave dhe evidencës financiare në BQK.

Departamenti i Administratës

Departamenti i Administratës është njësia kryesore organizative përgjegjëse për punët administrative dhe logjistike të BQK-së. Departamenti i Administratës ka për qëllim krijimin e kushteve të duhura për ushtrimin normal të operacioneve të BQK-së, duke siguruar dhe përmirësuar kushtet e punës nëpërmjet administrimit të mirë, mirëmbajtjes dhe aktiviteteve të tjera mbështetëse.

Divizioni i Administratës dhe Logjistikës

    • Detyrat:

      • Realizon me anëtarët e personelit të tij dhe kontraktuesit e jashtëm mirëmbajtjen teknike të ndërtesës dhe pajisjeve të ndryshme;
      • Realizon transportimin e personelit dhe mjeteve të BQK-së;
      • Kryen vlerësime dhe analiza në bazë të cilave përpilohen dhe propozohen projekte për riparime, rimodelime dhe shfrytëzimin hapësinor të ndërtesës; dhe
      • Në bashkëpunim me njësitë organizative relevante në BQK harton planin vjetor të punëve dhe shërbimeve, si dhe planin për realizimin e tyre.

Divizioni i Arkivës dhe Dokumentacionit

    • Detyrat:

      • Pranimi dhe regjistrimi i postës dhe shkresave ne Sistemin e Menaxhimit të Informacionit (SMI);
      • Shpërndarja e shkresave  të pranuara tek personat relevante si dhe në mënyrë elektronike;
      • Në bashkëpunim me njësitë organizative relevante në BQK bën përgatitjen dhe/ose  dërgimin e shkresave jashtë BQK-së;
      • Protokollimi i dokumenteve të ndryshme zyrtare në SMI;
      • Arkivimi i dokumenteve të protokolluara në arkivat e BQK-së; dhe
      • Mirëmbajtja e arkivit fizik të BQK-së.

Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit

Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare nga praktikat e padrejta, çorientuese, mashtruese apo abuzive, si dhe ndërmarrjen e masave ndaj institucioneve financiare të cilat shkelin dispozitat ligjore dhe rregullative të mbrojtjes së konsumatorëve. Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit është përgjegjës për mbikëqyrjen e praktikave të tregut përmes ekzaminimeve në vend dhe atyre nga distanca për sa i përket transparencës dhe shpalosjes së shërbimeve dhe produkteve financiare nga ana e institucioneve financiare, adresimin e ankesave dhe zgjidhjeve të mundshme të tyre, si dhe përgatitjen e kornizës rregullative të nevojshme për mënyrën e drejtë të ofrimit të shërbimeve financiare. Ky departament mbikëqyrë të gjitha institucionet financiare të licencuara dhe mbikëqyrura nga BQK.

Divizioni i Ankesave të Konsumatorëve të Shërbimeve Financiare

Divizioni i Ankesave të Konsumatorëve të Shërbimeve Financiare është përgjegjës për pranimin, sistemimin dhe shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve të shërbimeve financiare.  Detyrat dhe objektivat e tij janë të orientuara drejt ofrimit të një mekanizmi efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe garantimit që konsumatorët të trajtohen në mënyrë të drejtë.

  • Detyrat:

    • Pranimi dhe sistemimi i ankesave të konsumatorëve të shërbimeve financiare;
    • Shqyrtimi i dokumentacionit përkatës lidhur me ankesën;
    • Zgjidhje e ankesave të konsumatorëve në mënyrë të drejtë, efikase dhe në kohë;
    • Mirëmbajtja e sistemit të ankesave, duke përfshirë detajet e çështjeve të ngritura, veprimet e ndërmarra dhe zgjidhjet e arritura;
    • Përgatitja e raporteve të ankesave, duke përfshirë identifikimin e çështjeve sistematike që kontribuojnë në ankesat e konsumatorëve;
    • Bashkëpunimi me njësitë relevante lidhur me trajtimin e çështjeve të rëndësishme në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit;
    • Komunikimi me konsumatorët dhe institucionet financiare në lidhje me statusin e ankesave, veprimet e kërkuara dhe zgjidhjet;
    • Menaxhimi i kanaleve të komunikimit për të siguruar transparencë dhe qasje për të gjitha palët e interesuara; dhe
    • Zbaton legjislacionin në fuqi dhe rregullativën e BQK-së.

Divizioni i Mbikëqyrjes së Praktikave të Tregut

  • Detyrat:

      • Siguron që produktet dhe shërbimet financiare janë transparente, të drejta dhe të plotësojnë nevojat e konsumatorëve;
      • Parandalon praktikat mashtruese të reklamimit dhe shpalosjes së produkteve dhe shërbimeve financiare;
      • Monitoron dhe rregullon tregun financiar nga aspekti i mbrojtjes së konsumatorit;
      • Siguron integritetin e standardeve të produkteve dhe shërbimeve financiare;
      • Promovon konkurrencë të drejtë dhe të shëndetshme ndërmjet institucioneve financiare;
      • Parandalon praktikat antikonkurruese që mund të dëmtojnë pjesëmarrësit e tregut ose konsumatorët;
      • Vlerëson rregullisht pajtueshmërinë e institucioneve financiare me kornizën rregullative në fuqi;
      • Identifikon dhe vlerëson rreziqet që lidhen me çështjet e sjelljes së tregut;
      • Në bashkëpunim me njësitë relevante edukon konsumatorët për produktet dhe shërbimet financiare për t'i fuqizuar ata të marrin vendime të informuara;
      • Mbledh dhe analizon të dhëna në lidhje me çështjet e sjelljes së tregut për të identifikuar tendencat dhe rreziqet në zhvillim;
      • Përdor informacion nga të dhënat për të përmirësuar kornizën rregullatorë;
      • Rishikon dhe përditëson rregullisht rregullat e sjelljes së tregut dhe praktikat mbikëqyrëse për t'iu përshtatur kushteve në zhvillim të tregut;
      • Kryen vlerësime periodike të efektivitetit të kornizës rregullatore të mbikëqyrjes së sjelljes së tregut; dhe
      • Zbaton legjislacionin në fuqi dhe rregullativën e BQK-së si dhe metodologjinë mbikëqyrëse.
      •  

      Përgjegjësitë:

      • Ekzaminimi në vend dhe monitorimi nga distanca i çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e ofrimit të shërbimeve financiare;
      • Mbrojtja e Konsumatorit duke siguruar që produktet dhe shërbimet financiare të jenë transparente, të drejta dhe të plotësojnë nevojat e konsumatorëve;
      • Parandalimi i praktikave mashtruese të reklamimit dhe shpalosjes së produkteve dhe shërbimeve financiare;
      • Promovimi i konkurrencës së drejtë dhe të shëndetshme ndërmjet institucioneve financiare;
      • Vlerësimi i vazhdueshëm mbi pajtueshmërisë së institucioneve financiare me kornizën ligjore në fuqi;
      • Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve që lidhen me çështjet e sjelljes së tregut;
      • Pjesëmarrja dhe kontributi në iniciativat e BQK-së dhe të tregut për rritjen e përfshirjes financiare; dhe
      • Pjesëmarrja dhe kontributi në iniciativat e BQK-së dhe të tregut për avancimin e edukimit financiar të konsumatorëve.

Divizioni i Prokurimit dhe Kontraktimit

Divizioni i Prokurimit dhe Kontraktimit zbaton dhe realizon procedurat e prokurimit në përdorimin e fondeve të BQK-së dhe fondeve të tjera të akorduara në mënyrë të veçantë përmes zbatimit të rregullave të prokurimit në BQK.

Detyrat

    • Realizon procedurat e prokurimit dhe ato të kontraktimit në pajtim me Rregullën e Prokurimit në BQK;
    • Aplikon parime dhe standarde të larta të konkurrencës së drejtë, të trajtimit të barabartë dhe të transparencës;
    • Planifikon prokurimet sipas projekteve dhe në harmoni me buxhetin e BQK-së;
    • Zbaton Planin e Prokurimit sipas projekteve dhe afateve kohore të përcaktuara;
    • Hulumton tregun duke aplikuar procedura të hapura dhe konkurruese të prokurimit;
    • Participon në negocim të kushteve të kontratave për të siguruar rezultate të drejta dhe transparente;
    • Harton kontratat e prokurimit dhe monitoron realizimin e tyre në harmoni me kushtet e tenderit dhe me Rregullën e Prokurimit;
    • Harton dhe mirëmban dokumentet dhe formularët standard të prokurimit;
    • Këshillon njësitë kërkuese të BQK-së për procedurat dhe praktikat e prokurimit; dhe
    • Krijon dhe mirëmban raporte të mira me kontraktuesit.

Divizioni i Sigurisë Fizike

Divizioni i Sigurimit Fizik ka për detyrë të sigurojë dhe mbrojë personelin, objektin dhe pasurinë e BQK-së, duke marrë masa dhe aktivitete me qëllim të mundësimit të punës së pandërprerë në ambientet punuese të BQK-së.

Detyrat

    • Mbrojtja e jetës së personelit, pronës dhe pasurisë së BQK-së nga krimet, sulmet, vjedhjet, kidnapimet dhe faktorët e tjerë destruktiv;
    • Parandalimi dhe dekurajimi i kryerjes së krimeve kundër pronës dhe pasurisë së BQK-së;
    • Promovimi i mbrojtjes së personelit, pronës, dhe pasurisë së BQK-së nga sulmet e jashtme;
    • Identifikimi, vlerësimi, regjistrimi dhe menaxhimi i rreziqeve në aspektin e sigurisë fizike;
    • Implementimi i masave mbrojtëse për eliminimin e rrezikut të sigurimit fizik;
    • Ofrimi i ndihmës për organet e zbatimit të ligjit në identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të tentim kryerësve dhe kryerësve të krimeve kundër pronës dhe pasurisë së BQK-së;
    • Zbatimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave ligjore, nënligjore dhe rregullative;
    • Plotësimi i standardeve më të larta të sigurisë; dhe
    • Sigurimi i shëndetit në punë dhe mbajtja e trajnimeve për stafin e BQK-së lidhur me këtë fushë.

Divizioni i Rishqyrtimit të Kërkesave të Institucioneve Financiare

Detyrat

    • Shqyrtimi i kërkesave për rishqyrtim të institucioneve financiare lidhur me njoftimin paraprak për marrjen e masave ndëshkimore administrative nga departamentet/divizionet e BQK-së;
    • Zbatimi i procedurës së rishqyrtimit të kërkesave të institucioneve financiare lidhur me Njoftimin paraprak për marrjen e masave ndëshkimore administrative nga departamentet/divizionet e BQK-së, të parapara me legjislacionin në fuqi, specifikisht kërkesave të Rregullores për procedurat e shqiptimit të ndëshkimeve administrative;
    • Përmbushja e detyrave të përcaktuara në mënyrë që shqyrtimi i kërkesave të bëhet brenda afatit ligjor të përcaktuar me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
    • Shqyrtimi dhe analizimi i kundërshtimeve të paraqitura nga Institucionet Financiare kundër Njoftimit paraprak për marrjen e masave ndëshkimore administrative të departamenteve/divizioneve të BQK-së;
    • Bashkëpunimi me departamentet/divizionet e BQK-së lidhur me zbatimin e akteve juridike të legjislacionit në fuqi që ndërlidhen me çështjet e rishqyrtimit të kërkesave përkatëse të palëve;
    • Përcjellja e ndryshimeve legjislative në mënyrë që ato të aplikohen me kohë; dhe
    • Komunikimi dhe bashkëpunimi me departamentet/divizionet brenda dhe jashtë BQK-së me qëllim që të ndihmohet në efikasitetin e punës për arritjen e objektivave dhe synimeve të BQK-së.

Divizioni i Pajtueshmërisë

Detyrat

    • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të pajtueshmërisë, zbatueshmëria e ligjeve dhe rregulloreve është adekuate;
    • Është përgjegjëse për hartimin dhe mirëmbajtjen e një kornize rregullative për identifikimin dhe vlerësimin e pajtueshmërisë si dhe ofrimin e këshillave për departamentet/divizionet dhe funksione të tjera që lidhen me menaxhimin, parandalimin dhe zbutjen e rrezikut të pajtueshmërisë;
    • Operon mbi baza proaktive, identifikon, dokumenton dhe vlerëson rreziqet e pajtueshmërisë që lidhen me aktivitetet e BQK-së;
    • Informohet nga departamentet, divizionet e mëvetësishme dhe njësitë në lidhje me ndryshimet në legjislacion apo rregullativë lidhur me pajtueshmërinë e aktiviteteve të tyre të cilat identifikohen gjatë procesit të punës ose që raportohen nga stafi i tyre që zbaton legjislacionin apo rregullativën përkatëse;
    • Të gjitha njësitë organizative të BQK-së janë përgjegjëse për të siguruar se veprojnë në harmoni me kushtet e përcaktuara nga kjo politikë përfshirë dhe secili anëtar i stafit të BQK-së, i cili kontribuon në ruajtjen e reputacionit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në minimizimin e rrezikut të shkaktuar nga moszbatimi i rregulloreve përmes raportimit tek mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë;
    • Zbatimi i masave të përgjithshme për të parandaluar korrupsionin dhe ruajtjen e integritetit të BQK-së;
    • Zhvillimi i kornizës rregullative dhe ligjore për të qenë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare; dhe
    • Siguron zvogëlimin e rrezikut të pajtueshmërisë (nga sanksionet ligjore ose rregullative, humbjet materiale financiare apo humbjes së reputacionit) si rezultat i mospajtueshmërisë së operacioneve të BQK-së me ligjet dhe rregulloret në fuqi.