Bordi i BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore përbëhet nga Guvernatori dhe katër (4) anëtarë joekzekutivë, të cilët ngarkohen me detyrën e aprovimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, si dhe mbikëqyrjen e administrimit dhe të aktiviteteve të Bankës Qendrore.

Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore kryesohen nga Kryetari, i cili zgjidhet prej Bordit të Bankës Qendrore nga radhët e anëtarëve joekzekutivë të tij. Bordi i Bankës Qendrore mblidhet aq shpesh sa do të kërkohet nga veprimtaria e Bankës Qendrore por jo më pak se dhjetë herë për vit kalendarik.

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernatori i BQK-së
Lexo më shumë

Nora Latifi Jashari

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Nexhat Kryeziu

Anëtar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Arta Hoxha

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernatori i BQK-së
Lexo më shumë

Nora Latifi Jashari

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Nexhat Kryeziu

Anëtar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Arta Hoxha

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Kompetencat dhe detyrat e Bordit të BQK-së

Vendimet e bordit të BQK-së

Në listën më poshtë mund të gjeni, filtroni listën e vendimeve të Bordit të BQK-së, të periudhës nga viti 2022 deri tek vendimet e fundit. Lista e vendimeve më të vjetra mund të gjinden tek arkivi.

Filtro vendimet

Zgjedh vitin e vendimeve
Arkivi
Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën

03/02/2023

Vendimet e Bordit të BQK-së më 3 shkurt 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimin si në vijim: Z. Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;

21/12/2022

Vendimet e Bordit të BQK-së më 20 dhjetor 2022

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 20 dhjetor 2022, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Buxhetit të BQK-së për vitin 2023; • Vendim për miratimin e Rregullores për qasje në llogari pagese me shërbime bazike; • Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2023.

09/12/2022

Kumtesë për shtyp

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe mbështetur në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e 1 (një) pozite për anëtar joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve (renditja alfabetike) si në vijim: Afrim Atashi, Arta Hoxha, Enver Bajçinca, Florin Peci, Valdrin Kasumaj.

30/11/2022

Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 nëntor 2022

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2022, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e pasqyrave tremujore të BQK-së për tremujorin e tretë. Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me: • Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv; • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit; • Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar- shtator.

16/11/2022

Vendimet e Bordit të BQK-së më 15 nëntor 2022

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 15 nëntor 2022, mori vendimet si në vijim: • Vendim për emërimin e panelit për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me: • Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.