Arkiva e Vendimeve të Bordit të BQK-së

Në listën më poshtë mund të gjeni, filtroni listën e vendimeve të Bordit të BQK-së, te periudhës nga viti 2019 deri në fund të vitit 2021, tashmë pjese e arkivit.

Filtro vendimet

Zgjedh vitin e vendimeve
Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën

23/12/2021

Vendimet e Bordit të BQK-së më 20 dhjetor 2021

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 20 dhjetor 2021, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Buxhetit Vjetor të BQK-së për vitin 2022; • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e tretë të vitit 2021. Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

26/04/2021

Kumtesë për shtyp

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe mbështetur në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e (një) pozite për anëtar joekzekutiv në Bordin e BQK-së, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve (renditja alfabetike) si në vijim: 1. Bashkim Nurboja, 2. Bedri Peci, 3. But Dedaj, 4. Kosovare Ukshini, 5. Mimoza Mustafa.

05/11/2020

Kumtesë për shtyp

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe mbështetur në kriteret e përcaktuara në konkursin për pozitën e dy anëtarëve joekzekutivë në Bordin e BQK-së, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve (renditja alfabetike) si në vijim: 1. Behxhet Brajshori, 2. Driton Balaj, 3. Edona Perjuci Uka, 4. Imrije Zeqiri, 5. Nora Latifi Jashari, 6. Nuhi Ahmeti, 7. Petrit Gashi

12/06/2020

Vendimet e Bordit të BQK-së më 12 qershor 2020

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 qershor 2020, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus; • Vendim për miratimin e Rregullores për Mbajtjen e Shënimeve në Fondet Pensionale dhe Ofruesit e Pensioneve; • Vendim për miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Institucioneve Mikrofinanciare; • Vendim për miratimin e Raportit Vjetor 2019; • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare Vjetore 2019.

29/05/2020

Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 maj 2020

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 maj 2020, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Rishikimit të Buxhetit të vitit 2020; • Rekomandim për miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm; Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin tremujor të Auditimit të Brendshëm për periudhën janar-mars 2020 dhe Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.