Bordi i BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore përbëhet nga Guvernatori dhe katër (4) anëtarë joekzekutivë, të cilët ngarkohen me detyrën e aprovimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, si dhe mbikëqyrjen e administrimit dhe të aktiviteteve të Bankës Qendrore.

Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore kryesohen nga Kryetari, i cili zgjidhet prej Bordit të Bankës Qendrore nga radhët e anëtarëve joekzekutivë të tij. Bordi i Bankës Qendrore mblidhet aq shpesh sa do të kërkohet nga veprimtaria e Bankës Qendrore por jo më pak se dhjetë herë për vit kalendarik.

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernatori i BQK-së
Lexo më shumë

Nora Latifi Jashari

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Nexhat Kryeziu

Anëtar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Arta Hoxha

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernatori i BQK-së
Lexo më shumë

Nora Latifi Jashari

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Nexhat Kryeziu

Anëtar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Arta Hoxha

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Kompetencat dhe detyrat e Bordit të BQK-së

Vendimet e bordit të BQK-së

Në listën më poshtë mund të gjeni, filtroni listën e vendimeve të Bordit të BQK-së, të periudhës nga viti 2022 deri tek vendimet e fundit. Lista e vendimeve më të vjetra mund të gjinden tek arkivi.

Filtro vendimet

Zgjedh vitin e vendimeve
Arkivi
Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën

03/08/2023

Vendimet Bordit të BQK-së më 3 gusht 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 gusht 2023, mori vendimet si në vijim: • Vendim për rishikimin e Buxhetit të vitit 2023. • Vendim për miratimin e pasqyrave financiare të BQK-së për tremujorin e parë të vitit 2023; • Vendim për miratimin e pasqyrave financiare të BQK-së për tremujorin e dytë të vitit 2023; • Vendim për Alokimin e të Ardhurave të BQK-së. Gjithashtu Bordi u njoftua me Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv, Raportet e Komitetit të Auditimit dhe Raportet e Auditimit të Brendshëm.

26/06/2023

Vendimet e Bordit të BQK-së më 26 qershor 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 26 qershor 2023, mori vendimet si në vijim: Vendim për miratimin e Raportit Vjetor për vitin 2022. Vendim për miratimin e Pasqyrave financiare të BQK-së për vitin 2022.

20/06/2023

Vendimet Bordit të BQK-së më 19 qershor 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 19 qershor 2023, u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

29/03/2023

Vendimet Bordit të BQK-së më 29 mars 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e Zëvendësguvernatorëve. Vendimi si më lart është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

01/03/2023

Vendimet Bordit të BQK-së më 28 shkurt 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 shkurt 2023, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Rregullores për Raportimin e Bankave; • Vendim për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit; • Vendim për miratimin e Rregullores për Raportimin e Statistikave të Instrumenteve të Pagesave. Gjithashtu, Bordi u njoftua me: • Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv; • Raportin nga takimi i Komitetit të Auditimit; • Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm për periudhën 2023-2025.