Pozitat e lira nga BQK-ja

07/10/2024

Zyrtar i/e lartë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Përshkrimi i pozitës

Zyrtari i lartë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, do të jetë përgjegjës për të ndihmuar Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar përmes zbatimit të kompetencave mbikëqyrëse në institucionet financiare

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Pjesëmarrja dhe realizimi i ekzaminimeve/inspektimeve nga jashtë dhe në vend të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, në lidhje me pajtueshmërinë me PPP/LFT;
  • Merr pjesë në aktivitetet e divizionit dhe asiston punën e anëtarëve të njësive të tjera siç kërkohet nga udhëheqësi;
  • Ndihmon në draftimin e dokumenteve të ndryshme ligjore e rregullative për të siguruar pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në fushën e PPP/LFT;

27/09/2024

Zyrtar/e i ri për Llogari të pagueshme dhe Pagesa

Divizioni i Kontabilitetit dhe Mbështetjes

Përshkrimi i pozitës

Preferohet 1 (një) vit përvojë pune në bankë ose institucione jo bankare në financa, kontabilitet financiar ose kontabilitetin e shpenzimeve

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Përgatit dhe plotëson formularët e tërheqjes në para të gatshme;
  • Ndihmon në përgatitjen e formularëve të pagesave vendore dhe ndërkombëtare;
  • Bazuar në dokumentacionin përkatës regjistron pagesat për të gjitha llogarit e pagueshme në sistemin bazë kontabël;

25/09/2024

Udhëheqës i Njësisë së Auditimit të Pajtueshmërisë

Njësia e Auditimit të Pajtueshmërisë (NJAP)

Përshkrimi i pozitës

Udhëheqësi/ja i/e kësaj njësie udhëheq dhe mbikëqyr Njësinë e Auditimit të Pajtueshmërisë, si dhe në përgjithësi do të jetë përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me këtë njësi. Ai/Ajo punon nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Shefit/es të/së Auditimit të Brendshëm.

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Së bashku me Udhëheqësin/en e Njësisë së Auditimit të Teknologjisë Informative, përgatisin Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm nën mbikëqyrjen dhe miratimin e Shefit/es të/së Auditimit të Brendshëm;
  • Komunikon rezultatet e angazhimeve të auditimit dhe detyrave të këshillimit për Menaxhmentin, përmes Shefit/es të/së Auditimit të Brendshëm;
  • Përgatit përcjelljen e implementimit të rekomandimeve për raportim tek Shefi/ja i/e Auditimit të Brendshëm;

13/09/2024

Mbikëqyrës i Lartë i Sistemeve të TI-së dhe Rrezikut Kibernetik (dy pozita)

Divizioni: Mbikëqyrja e Sistemeve të TI-së

Përshkrimi i pozitës

Ky rol është thelbësor për të siguruar që institucionet financiare nën autoritetin tonë rregullator të mbajnë sisteme informacioni dhe korniza sigurie kibernetike të qëndrueshme, të sigurta dhe në përputhje me kërkesat rregullative. Kandidati i suksesshëm do të jetë pjesë e një ekipe përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe vlerësimin e rreziqeve të TI-së dhe atyre kibernetike në sektorin financiar, duke siguruar që institucionet përmbushin kërkesat rregullative dhe praktikat më të mira

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Mbikëqyrja dhe vlerësimi i sistemeve të informacionit dhe praktikave të menaxhimit të rrezikut kibernetik brenda institucioneve financiare për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative;
  • Kryerja e vlerësimeve të rrezikut të TI-së dhe atyre kibernetike, identifikimi i dobësive, kërcënimeve dhe ndikimeve të mundshme në stabilitetin financiar të institucioneve;
  • Sigurimi që institucionet e mbikëqyrura të jenë në përputhje me kërkesat rregullative të aplikueshme në vend të sigurisë kibernetike dhe TI-së;

11/09/2024

Zyrtar/e për Analiza të Investimeve

Departamenti për Menaxhimin e Mjeteve

Përshkrimi i pozitës

Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Format tjera të aplikimit nuk do të merren parasysh.

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Përgatitë raporte mujore, gjashtemujore dhe vjetore për Divizionin e Investimeve në pajtim me zbatimin e Politikës Investive
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve pë Komitetin e Investimeve dhe Likuiditetit
  • Kontrollon gjendjen e llogarive tona ditore (llogaritë nostro të BQK-së) në baza ditore

Forma e aplikimit

BQK-ja ofron këto avantazhe

Mundësi për zhvillim profesional

BQK ofron trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë në fushën financiare dhe bankare.

Mjedis pune mbështetës

BQK siguron një mjedis pune të qëndrueshëm dhe mbështetës që nxit inovacionin dhe përmirësimin.

Paga konkurruese dhe përfitime shtesë

BQK ofron paga konkurruese dhe përfitime shtesë, përfshirë sigurime shëndetësore dhe pensione.

Kontributi në stabilitetin ekonomik

Duke punuar në BQK, ju kontribuoni në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Mundësi për rritje dhe avancim

BQK promovon rritjen e brendshme dhe ofron mundësi për avancim në karrierë.

Programet e praktikës dhe edukimit

BQK ofron programe të praktikës dhe edukim të vazhdueshëm për studentët dhe punonjësit.

1/3