Pozitat e lira nga BQK-ja

31/10/2024

Njoftim për anulim të konkursit për pozitën “Zyrtar/e për Analiza të Investimeve”, në Departamentin e Menaxhimit të Mjeteve dhe Rezervave

29/10/2024

Njoftim për anulimin e konkursit për pozitën Udhëheqës/e në Njësinë e Auditimit të Pajtueshmërisë

17/10/2024

Zyrtar/e i/e lartë për mbështetje të operimeve me Sistemet e Pagesave

Departamenti i Infrastrukturës së Tregut dhe Pagesave

Përshkrimi i pozitës

Angazhohet në përcjelljen e zhvillimeve të reja në fushën e shërbimeve të pagesave në BE e më gjerë, me standardet e mesazheve financiare, si dhe në analizimin dhe propozime për avancimin e funksioneve të sistemeve të pagesave.

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Kryen detyrat e parapara në kuadër të procedurave operacionale ditore të punës me Sistemet e Pagesave-KIPS, dhe mbështetje të përdoruesve;
  • Angazhohet në realizimin e detyrave për punë operuese në KIPS për rastet e jashtëzakonshme dhe ofron zgjidhje teknike;
  • Komunikon dhe ofron konsultat sipas nevojës për pjesëmarrësit e sistemit të pagesave, si dhe për palët e treta;

17/10/2024

Zyrtar për Raportime Financiare

Divizioni i Buxhetit dhe Raportimit Financiar

Përshkrimi i pozitës

Përgatit pasqyrat financiare dhe raportet periodike financiare, si dhe raportet tjera analitike qe ndihmojnë në përgatitjen e pasqyrave financier.

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Përgatit bilancin provues, kryen verifikimet testuese apo barazuese të librit kryesor të llogarive dhe themelon një konsistencë të llogarive të librit kryesor;
  • Siguron përputhshmërinë me legjislacionin relevant, me politika dhe procedurat e BQK-së gjatë realizimit të përgatitjes se pasqyrave dhe raporteve financiare;
  • Mbikëqyrë mbylljen e muajit, dhe mbylljen e vitit si dhe procedurat përkatëse që ndërlidhen me këto aktivitete;

07/10/2024

Zyrtar/e për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Përshkrimi i pozitës

Zyrtari për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, do të jetë përgjegjës për të ndihmuar Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar përmes zbatimit të kompetencave mbikëqyrëse në institucionet financiare

Detyrat dhe pëgjegjësitë
  • Pjesëmarrja dhe realizimi i ekzaminimeve/inspektimeve nga jashtë dhe në vend të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, në lidhje me pajtueshmërinë me PPP/LFT;
  • Përpilimi i raporteve dhe rekomandimeve pas ekzaminimeve të institucionet financiare sa i përket pajtueshmërisë me PPP/LFT;
  • Përgatit raporte periodike të punës sipas nevojës dhe kërkesës së udhëheqësit të divizionit;

Forma e aplikimit

BQK-ja ofron këto avantazhe

Mundësi për zhvillim profesional

BQK ofron trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë në fushën financiare dhe bankare.

Mjedis pune mbështetës

BQK siguron një mjedis pune të qëndrueshëm dhe mbështetës që nxit inovacionin dhe përmirësimin.

Paga konkurruese dhe përfitime shtesë

BQK ofron paga konkurruese dhe përfitime shtesë, përfshirë sigurime shëndetësore dhe pensione.

Kontributi në stabilitetin ekonomik

Duke punuar në BQK, ju kontribuoni në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Mundësi për rritje dhe avancim

BQK promovon rritjen e brendshme dhe ofron mundësi për avancim në karrierë.

Programet e praktikës dhe edukimit

BQK ofron programe të praktikës dhe edukim të vazhdueshëm për studentët dhe punonjësit.

1/3