Lajmet e fundit

Njoftim për anulim të konkurseve

19/10/2020
Ju njoftojmë se konkurset e shpallura më datë 29 shkurt 2020, për pozitat Statisticient i ri në Departamentin e Statistikës në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës anulohen. Departamenti i Burimeve Njerëzore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës

16/10/2020
Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019. Votimi i Raportit Vjetor vjen pas miratimit të tij në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Raporti  i vitit 2019 pasqyron zhvillimet ekonomike, ato te sektorit financiar  dhe trendet zhvillimore në vend. Mes tjerash, raporti shpalos se ekonomia e […]

Guvernatori Mehmeti dhe Ambasadori Weidinger pajtohen për thellim të bashkëpunimit

12/10/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger. Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Weidinger me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë. Gjithashtu, Guvernatori përmendi […]

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj

12/10/2020
Në takim është diskutuar për masat që i ka ndërmarrë BQK-ja në ndihmë ekonomisë, por edhe në respektimin e të gjitha masave të kërkuara nga ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.  Guvernatori Mehmeti dhe Ministri  Zemaj, gjithashtu adresuan mbarëvajtjen e procesit të policave të sigurimit shëndetësore  dhe çështjen e mbulueshmërisë […]

Politikat Financiare të ndërmarra nga BQK për shtyrjen dhe riprogramimin e kredive zbutën ndikimin negativ tek huamarrësit dhe bankat

09/10/2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar veprimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sa i përket shtyrjes së pagesave për kthimin e kredive. Në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues  për Artikullin  IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për t’i shtyrë pagesat e kthimit të kredive dhe më pastaj vendimi për  riprogramimin e kredive deri […]

Raporti i Progresit njeh reformat e ndërmarra nga BQK

08/10/2020
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur përfundimet e nxjerra në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2019, i cili njeh angazhimin dhe reformat e ndërmarra në sektorin financiar dhe po ashtu ofron rekomandime për avancime të mëtejme. Raporti thekson progresin që BQK-ja ka bërë në fushën kërkesave të kapitalit dhe […]

Guvernatori Mehmeti fton bizneset greke të rritin investimet në Kosovë

05/10/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Andreas Patsis, deputet i Parlamentit të Greqisë. Guvernatori Mehmeti njoftoi deputetin Patsis me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë. Guvernatori përmendi masat e […]

Komisioni për Buxhet dhe Transfere miratoi Raportin vjetor të BQK-së për vitin 2019

01/10/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti, ka prezantuar Raportin vjetor të BQK-së për vitin 2019 para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Transfere. Guvernatori Mehmeti bëri të ditur se në vitin 2019, borxhi publik ishte 19.7%, derisa rritja ekonomike ka qenë 4.9%. Nga ana tjetër, kreditë joperformuese shënuan nivelin më të […]

BQK dhe MASH nënshkruajnë Marrëveshje të Mirëkuptimit

29/09/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për të institucionalizuar përfshirjen e 5 teksteve të edukimit financiare në kurrikulën shkollore. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja është e angazhuar në nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në vend […]

BQK dhe AKK paraqesin masat e ndërmarra për zhvillimin e industrisë së sigurimeve

24/09/2020
Zëvendësguvernatori i BQK-së për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi prezantuan para mediave masat e ndërmarra lidhur me modelin e ri që do të aplikohet me kostimin e sigurimit të detyrueshëm. Zëvendësguvernatori Havolli përmendi një numër reformash të ndërmarra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me qëllim […]

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson lart sektorin financiar në Kosovë

10/09/2020
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e investimeve për vitin 2020 për Kosovën, ku është dhënë vlerësim i lartë për sistemin financiar të vendit. Raporti thekson faktin se Kosova ka një ekonomi të tregut të hapur dhe tregu përcakton normat e interesit. Raporti thekson se sistemi rregullator përputhet me direktivat e BE […]

Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

27/08/2020
Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv u mor vendimi për zgjatjen e afatit deri më datë 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas Udhëzuesit për Ristrukturimin e Kredive për Shkak të COVID-19. Afati i deritanishëm ka qenë data 31 gusht 2020. Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të […]

Nivel rekord i depozitave prej 4 miliardë euro dhe rimëkëmbje e plotë e kreditimit të sektorit bankar

04/08/2020
Sipas të dhënave të fundit të raportuara që përfshijnë periudhën deri me 1 gusht 2020, niveli i depozitave tashmë ka kaluar vlerën prej 4 miliardë euro – vlerën më të lartë historike që nga themelimi i sistemit bankar në Kosovë. Në kontekst të strukturës, akoma rreth 60% e depozitave janë depozita pa afat, 27% depozita […]

BQK-ja dhe MF-ja nënshkruajnë me BE-në marrëveshje në vlerë prej 100 milionë eurove

01/08/2020
Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kanë nënshkruar marrëveshje me komisionerin për Ekonomi të Bashkimit Evropian, Paolo Gentiloni. Me anë të marrëveshjes së kredisë për asistencë makro-financiare Kosova ka përfituar 100 milionë euro. Marrëveshja e nënshkruar vjen pas hapjes së mundësisë së […]

BQK-ja merr vendim për uljen e përkohshme të tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë

29/07/2020
Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 29 korrik 2020 ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë. Ky vendim i marrë nga menaxhmenti i BQK-së ka ardhë pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 16 korrik 2020 të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe […]

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj 2020

20/07/2020
Ekonomia në kohë Pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj. Punimet për këtë çmim duhet […]

Guvernatori Mehmeti zhvilloi takim virtual me Drejtorin e Ri të Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni të Veriut z. Massimiliano Paolucci

07/07/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka zhvilluar takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut z. Massimiliano Paolucci.Me këtë rast Guvernatori Mehmeti uroi z. Paolucci për pozitën dhe i uroi sukses në rolin e ri si drejtor i Bankës Botërore për Kosovën dhe […]

Guvernatori Mehmeti uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun

04/07/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka thënë se kjo datë gjithkund në botë e bashkon popullin amerikan, por na bashkon edhe ne popullin e Kosovës kudo […]

Përurohen zyrat shtesë të BQK-së

04/07/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë përuruar zyrat shtesë të BQK-së. Guvernatori Mehmeti tha se përurimi i këtyre zyrave po bëhet në 30 vjetorin e deklaratës së 2 Korrikut që ishte edhe pikënisje për përpjekjet për pavarësinë dhe forcimin e shtetit të […]

BQK do ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës në lehtësimin e procesit të tërheqjes së 10% të kursimeve pensionale nga qytetarët

02/07/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Sokol Havolli është takuar me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministren e Financave, Hykmete Bajrami. Në takimin ku merrnin pjesë edhe drejtuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është diskutuar për ecurinë e procesit […]

Njoftim për procesin e rekrutimit

25/06/2020
Për shkak të rritjes së rasteve me të infektuar nga COVID 19 dhe rekomandimeve nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se shtyhen për një afat të pacaktuar procedurat e rekrutimit dhe seleksionimit të kandidatëve që kanë aplikuar në  konkurset si në vijim:  “Statisticient i Ri” dy pozita , […]

Guvernatori Mehmeti dhe Ministri Kuçi diskutojnë për zhvillimet në ekonomi

25/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ministrin Kuçi mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar, si dhe për rolin që ky sistem ka pasur për minimizimin e pasojave ekonomike të pandemisë gjatë periudhës së masave kufizuese. Gjithashtu, Guvernatori […]

Guvernatori Mehmeti shpreh gatishmërinë e BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike

18/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori është takuar me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.Guvernatori Mehmeti dhe kryeministri Hoti diskutuan për mundësitë e BQK-së për ta mbështetë qeverinë në realizimin […]

BQK dhe MPMS pajtohen të marrin masa për lehtësimin e marrjes së pensioneve

18/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.Në këtë takim është diskutuar për lehtësimin e qasjes së pensionistëve në marrjen e pensioneve.Me këtë rast, të dyja palët janë dakorduar për mekanizmat që do t’u mundësojnë të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, […]

Guvernatori Mehmeti takon përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës

17/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim udhëheqësen e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, znj. Lindita Daija dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka […]

Guvernatori Mehmeti diskuton për lehtësimin e qasjes në financa me përfaqësues dhe donatorë të FKGK-së

17/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtuesit dhe donatorët e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti ka diskutuar me drejtuesit dhe donatorët e FKGK-së lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si rezultat i pandemisë COVID 19 si dhe mbi mundësitë e […]

Guvernatori Mehmeti dhe Ministrja Bajrami, diskutojnë për rolin e sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë

10/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministren e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, me të cilën ka diskutuar gjendjen aktuale të ekonomisë dhe tejkalimin me sa më pak dëme të sektorëve të prekur nga pandemia Covid-19.  Temë tjetër e diskutimit ishte edhe programi i Qeverisë së Kosovës për […]

Guvernatori Mehmeti takoi kryetarin e AKB-së, Agim Shahini

10/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të kryesuar nga kryetari Agim Shahini. Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e AKB-së me zhvillimet në sektorin financiar pas lehtësimit të masave dhe planet e ardhshme të BQK-së me qëllim të dhënies së ndihmës për […]

Guvernatori Mehmeti dhe odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë

03/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka. Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta, të cilat Guvernatori Mehmeti i ka mbajtur me akterët  me qëllim të diskutimit të zhvillimeve ekonomike […]

Sqarim për publikun në lidhje me shtyrjen e afatit të kësteve të kredive

01/06/2020
Gjatë ditës së shtunë në shumë portale të vendit është publikuar lajmi me titull: “BQK-ja shtyn afatin e kësteve të kredive”. Me qëllim të informimit të drejtë të publikut, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dëshiron të sqarojë edhe njëherë se nuk është marrë asnjë vendim i ri për shtyrje të serishme të afatit të […]

Guvernatori Mehmeti uron fëmijët për 1 Qershorin

01/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Vendi ynë është me fat që ka fëmijë të talentuar dhe shumë të interesuar që të fitojnë sa më shumë dituri. Përgjatë këtyre viteve, BQK-ja i ka kushtuar rëndësi të veçantë edukimit financiar të fëmijëve, […]

Banka Qendrore dhe Ministria e Financave diskutojnë planin e rimëkëmbjes ekonomike me drejtuesit e bankave

28/05/2020
Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në BQK u organizua një takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e bankave komerciale që operojnë në Kosovë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i zhvillimeve dhe masave të deritanishme për të ndihmuar […]

Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës

27/05/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i Bordit, Bashkim Osmani. Gjatë takimit, Guvernatori informoi Kryetarin Osmani lidhur me një varg masash që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, e në veçanti për shtyrjen e pagesave të kësteve […]

Guvernatori i BQK-së, z. Fehmi Mehmeti u takua me Avokatin e Popullit, z.Hilmi Jashari

21/05/2020
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve Guvernatori Mehmeti priti në takim Avokatin e popullit z. Hilmi Jashari. Në këtë takim u diskutuan zhvillimet dhe aktivitetet brenda mandateve ligjore të të dy institucioneve. Në veçanti u diskutua për zhvillimet aktuale në sektorin financiar. Guvernatori Mehmeti siguroi Avokatin e Popullit se sektori financiar vazhdon […]

Guvernatori Mehmeti uron Apostoloven në Ditën e Evropës

09/05/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Ditën e Evropës. “E nderuara znj. Apostolova, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi të shpreh falënderimin më të madh për përkrahjen e parezervë që ju keni dhënë në procesin e Integrimit Evropian të […]

Guvernatori Mehmeti diskuton me përfaqësuesit e odave ekonomike për programin e rimëkëmbjes

05/05/2020
Në vazhdën e takimeve të rregullta pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) z. Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë z. Arian Zeka dhe të Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi.  Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e odave ekonomike lidhur […]

Guvernatori Mehmeti uron gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

03/05/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe të gjithë gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka qenë çdoherë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj, me qëllimin e vetëm të […]

Bordi i BQK-së vlerëson qëndrueshmërinë e sektorit financiar

30/04/2020
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 prill 2020, ka diskutuar çështjet që kanë të bëjnë situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, si rezultat i situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19,  si dhe menaxhimin e kësaj situate […]

Guvernatori Mehmeti takoi ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi

28/04/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe zëvendësministrin, Ilir Aliu. Guvernatori Mehmeti duke falënderuar Ministrin në detyrë Bislimi dhe Zëvendësministrin Aliu për vizitën, i njoftoi lidhur me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës në përgjithësi dhe sistemin bankar […]

BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pandikuara dhe të sigurta

24/04/2020
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është informuar me kohë nga Banka Ekonomike lidhur me sulmin kibernetik duke ndikuar në funksionalitetin e disa shërbimeve bankare, të cilat më pastaj bazuar në konfirmimin e bankës, këto shërbime bankare janë kthyer në gjendje normale. Me këtë rast, Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren […]

Guvernatori Mehmeti dhe Ministri në detyrë Bislimi sot mbajtën takim virtual me Drejtorin e FMN-së të Departamentit për Evropë

24/04/2020
Në vazhdimësinë e takimeve virtuale të Takimeve Pranverore 2020 me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të diskutimit të gjendjes aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Guvernatori Mehmeti dhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve z.Bislimi në një konferencë virtuale takuan Drejtorin e Departamentit për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Poul M. Thomsen.  Fondi […]

BQK e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për ta ndihmuar ekonominë

19/04/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”. Në këtë takim bashkë me Guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e financave të Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e […]

Guvernatori Mehmeti prezantoi masat e BQK-së për tejkalimin me më pak dëme në ekonomi nga pandemia Covid 19

03/04/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga dy zëvendësguvernatorët Sokol Havolli dhe Lulzim Ismajli ka paraqitur para mediave, masat e ndërmarra nga BQK-ja pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. Guvernatori Mehmeti ka thënë se derisa institucionet tjera janë duke u kujdesuar në ruajtjen e shëndetit dhe shpëtimit të qytetarëve […]

Sqarim i komunikatës së BQK-së të datës 16 mars 2020

17/03/2020
Mbështetur në vendimet Bordit të BQK-së, Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe në dakordim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, gjithnjë bazuar në situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë me virusin Covid 19, kredimarrësit që janë në pa mundësi për pagesë të këstit të kredisë do të mund të mos e paguajnë këstin […]

NJOFTIM PËR PROCESIN E REKRUTIMIT

16/03/2020
Ju njoftojmë që si rrjedhojë e masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, të gjitha procedurat për rekrutim të punonjësve të rinjë, janë pezulluar deri në një njoftim të dytë

BQK: Sistemi financiar në vend do të funksionojë normalisht

16/03/2020
BQK-ja është duke vërejtur se po shpërndahen lajme të rrejshme sa i përket funksionimit të sektorit bankar në vend. Duke marrë për bazë këto lajme të rrejshme, BQK-ja ju informon se sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe shumë likuid, si dhe në të njëjtën kohë është duke funksionuar normalisht dhe do të vazhdojë të […]

Komunikatë e përbashkët nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës

16/03/2020
Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë masa adekuate lidhur me funksionimin normal të sistemit financiar. Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim ndaljen e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, […]

Njoftim nga BQK

14/03/2020
Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët. Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e […]

Guvernatori Mehmeti takoi Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni të Veriut-Marco Mantovanellin

05/03/2020
Temë diskutimi me ekipin e Bankës Botërore ishte Memorandumi Ekonomik i Vendit (Country Economic Memorandum) si dhe perspektiva dhe sfidat në të ardhmen lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit. Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektiven e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e […]

Guvernatori Mehmeti takoi Christopher Thompson përfaqësues i Checchi and Company Consulting, kontraktor i USAID

26/02/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim një ekip të kontraktorëve të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson përfaqësues i Checchi and Company Consulting. Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar ekipin e kontraktorëve të USAID-it për zhvillimet  në sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në […]

Guvernatori Mehmeti priti delegacionin e FMN-së të kryesuar nga Shefi i Misionit për Kosovë z. Gabriel Di Bella

20/02/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor. Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me […]

Kartoni i Gjelbër temë prioritare në takimin e Guvernatorit me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu

14/02/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori u pritën nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me ç’rast e uruan për detyrën e re. Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Kryetaren Osmani-Sadriu lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, duke përfshirë këtu […]

Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

05/02/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi Mehmeti ka takuar sot z. Diego Martinez, Zëvendësdrejtor i Bankës Botërore  dhe   z. Alper Ahmet Oguz Zyrtar i Lartë për Sektorin Financiar përgjegjës për portfolion e Kosovës.  Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka uruar z. Alper Ahmet Orguz për detyrën e re dhe i […]

BQK kufizon shpenzimet e siguruesve

05/02/2020
Me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të stabilitetit të sektorit të sigurimeve, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin e Komisioneve dhe Shpenzimeve Operative të siguruesve. Kjo rregullore përcakton kriteret dhe kufizimet për menaxhimin e komisioneve dhe shpenzimeve për siguruesit jojetë, si dhe përcakton nivelet e lejuara të komisioneve të ndërmjetësimit […]

BQK nxjerr Rregullore që u mundëson klientëve të bankave kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS pa kosto shtesë

16/01/2020
Më datën 26 dhjetor 2019 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës miratoi amandamentimet e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 01 shkurt 2020.Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, […]

Guvernatori Mehmeti: BQK-ja angazhohet për stabilitet në sektorin financiar dhe mbrojtje të konsumatorëve

23/12/2019
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se gjatë vitit 2019 sektorët që i ka nën përgjegjësi BQK-ja kanë performuar mirë. Në konferencën përmbyllëse me gazetarë, Guvernatori Mehmeti ka bërë të ditur se sektori bankar edhe këtë vit vazhdoi me rritje të lartë të kreditimit, përmirësim të kushteve për qasje […]

Guvernatori Mehmeti merr pjesë në prezantimin e “Raportit të Tranzicionit për vitin 2019”

17/12/2019
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se BQK-ja ka demonstruar lidership përtej mandatit të saj, ku në rolin e Rregullatorit dhe Mbikëqyrësit të...

BQK zhvillon bashkëpunimin me bankat qendrore të vendeve të BE-së në fushën e parandalimit të pastrimit të parave

13/11/2019
Në kuadër të programit aktual të forcimit të kapaciteteve të bankave qendrore në Ballkanin Perëndimor me synim të integrimit në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, në Bankën Qendrore...

Delegacioni i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

22/10/2019
Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, ka përfunduar pjesëmarrjen në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Ban...