Anketa e Kreditimit Bankar në Kosovë

Me qëllim të rritjes së kapaciteteve analitike për një vlerësim sa më të mirë të dinamikave të kreditimit në Kosovë dhe pritjeve për zhvillimet në nivelin e çmimeve, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dizajnon dhe realizon një anketë me bankat komerciale që operojnë në tregun bankar në Kosovë. Raporti që analizon rezultatet e këtij anketimi, publikohet në frekuencë tremujore në web-faqen e BQK-së, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë më të gjerë rreth perceptimit të rrezikut të bankave dhe gatishmërinë e bankave për të dhënë hua, si dhe, sjelljes së ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve kundrejt dinamikave në kreditim, si pasojë.