Anketa e Kreditimit Bankar në Kosovë

Me qëllim parësor thellimin e kuptimit të dinamikave të kreditimit në Kosovë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) realizon anketë periodike me bankat komerciale që operojnë në tregun bankar në vend. Si qëllim dytësor, anketa vlerëson pritjet e sektorit bankar lidhur me zhvillimet në nivelin e çmimeve të konsumit (inflacionit) në vend. Raporti tremujor, që analizon rezultatet e këtij anketimi, ofron pasqyrë të gjerë dhe sistematike mbi perceptimin e rrezikut dhe gatishmërinë e bankave për të dhënë hua, si dhe mbi sjelljen e ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve ndaj ndryshimeve në kushtet e kreditimit. Përveç pyetjeve standarde, anketa përfshinë edhe pyetje shtesë, të cilat sigurojnë informacion kualitativ për shpjegimin e dinamikave aktuale në sektorin bankar, si dhe për zbërthimin e zhvillimeve të ofertës dhe kërkesës kreditore për ndërmarrjet sipas sektorëve ekonomik.

Tabela e filtrimit

Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën

Më të fundit
Më të fundit
Më të vjetrat