banner img

Strategjia Kombëtare për Pagesat me Vlera të Vogla

Qasja strategjike e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për zhvillimin e pagesave me vlerë të vogël në Kosovë, është ndërtuar me një vizion të qartë: Krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur me infrastrukturë të sigurt dhe efikase të pagesave, si dhe me një gamë të gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve të pagesave, të cilat i plotësojnë nevojat e përdoruesve të shërbimeve të pagesave në të gjithë vendin.

Strategjia Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël (SKPVV) 2021-2026 është ndërtuar me përpjekjet e BQK-së në mbështetje të Bankës Botërore në kuadër të Programit për Pagesat dhe Remitancat të financuar nga SECO dhe në konsultim me autoritetet tjera relevante të sektorit publik dhe atij privat për fushën e pagesave, me qëllim të modernizimit të sistemit kombëtar të pagesave (SKP), duke u bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Dokumentet:

Skip to content