Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin dhjetor 2025.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit dhjetor 2025 kanë arritur vlerën e 747.04 milionë euro, duke shënuar rritje për 3.10 milionë euro ose 0.42% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 551.88 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 9.54 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 58.72 % në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja e ndërmjetësve tjerë financiarë në muajin dhjetor 2025 ishte 63.86 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit dhjetor 2025 arritën vlerën 357.69 milionë eurove, që shënojnë një vlerë relativisht të njëjtë krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 49.59%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 25.83% dhe risigurimet me pjesëmarrje 13.83%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit dhjetor 2025 kanë arritur vlerën në 3.77 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 80.11% të gjithsej aseteve.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili takon Shefin e ri të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të diskutuar reformat kyçe, përafrimin me BE në dhe forcimin e bashkëpunimit institucional Publikimi i statistikave të bankave komerciale për muajin dhjetor 2025