Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin dhjetor 2025.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit dhjetor 2025 kanë arritur vlerën në 9.71 miliardë euro, duke shënuar rritje për 5.27% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto – në fund të muajit dhjetor 2025 kanë arritur vlerën në 6.67 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 113.12 milionë euro ose 1.73% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – në muajin dhjetor 2025 ishte 259.68 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 6.78%.

Depozitat e klientëve – në dhjetor 2025 kanë arritur vlerën prej 7.82 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 435.41 milionë euro, ose një rritje prej 5.89% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e depozitave të reja – në muajin dhjetor 2025 ishte 241.90 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita të reja – në muajin dhjetor 2025 ishte 3.46%.

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin dhjetor 2025 ishte 3.33%.

Raporti kredi-depozita – në muajin dhjetor 2025 ishte në nivelin 85.22%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit dhjetor 2025 arriti vlerën në 1.14 miliard euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 0.38% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 154.26 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin dhjetor 2025 Publikimi i statistikave të Bilancit të Pagesave për muajin nëntor 2025