06.10.2022-1.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Presidenten e Këshillit të Byrove, Sandra Schwarz, ku e njoftoi znj. Shwarz lidhur me veprimet e ndërmarra dhe plotësimin e kushteve që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e informoi znj. Shwarz rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar në vend, e posaçërisht në sektorin e sigurimeve.

06.10.2022-2.jpg

Ndërsa Presidentja e Këshillit të Byrove, Sandra Schwarz, ka falënderuar Guvernatorin për informacionet e ofruara, duke shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi mes Këshillit të Byrove dhe BQK-së.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 6 tetor 2022 Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove