05.10.2022-1.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, znj.Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori Mehmeti e informoi znj. Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e njoftoi znj. Floré se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

05.10.2022-2.jpg

Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, znj.Greet Floré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Guvernatori Mehmeti priti në takim Presidenten e Këshillit të Byrove, znj. Shwarz Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj