Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për vazhdimin e emërimit të Auditorit të Jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare vjetore;
• Vendim për emërimin një anëtari të Komitetit të Auditimit nga radhët e anëtarëve joekzekutiv të Bordit të BQK-së;
• Vendim për rishikimin e buxhetit të vitit 2022 për shpenzime kapitale;
• Vendim për emërimin e panelit për përzgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit të datës 14 shtator 2022.

Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së Guvernatori Mehmeti priti në takim Presidenten e Këshillit të Byrove, znj. Shwarz