bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e bankare për muajin gusht 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Treguesit e veçuar që karakterizuan sektorin bankar gjatë kësaj periudhe ishin:

  1. Asetet dhe investimet

Asetet e bankave komerciale në muajin gusht 2023 kanë shënuar rritje me rreth 148.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Në gusht 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.09 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjerë) kanë shënuar rritje prej rreth 155 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

  • Depozitat

Depozitat e klientëve në gusht 2023 kanë shënuar rritje për rreth 161.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në gusht 2023 arriti vlerën 5.83 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin gusht është 139.9 është milionë ( në korrik 105.4 ishte milionë).

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin gusht ishte 2.52% ( në korrik ka qenë 2.69%). 

  • Kreditë

Vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4,729.6 milion euro, e që paraqet një rënie prej 19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë ( në korrik ishte 166.9 milionë).

Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70% ( në korrik ka qenë 6.60%). 

  • Raporti kredi/depozita

Raporti kredi-depozita në muajin gusht ishte në nivelin 81.0%.

  • Kapitali (Ekuiteti)

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  gusht 2023 ishte 811.8 milionë euro, i cili është për 13.65 milion euro më i lartë.

bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes dhe pasqyrën e BQK-së: gusht 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Asetet e BQK-së në muajin gusht 2023  kanë shënuar rritje për 76.6 milionë euro. Vlera e aseteve të BQK-së më 31 gusht 2023 ishte rreth 1.9 miliardë euro. Rritjes së aseteve i ka kontribuar më së shumti rritja e depozitave nga bankat komerciale për (30.2 milionë), nga Trusti i Kursimeve Pensionale për (17.9 milionë), nga Qeveria qendrore (për 25.8 milionë), si dhe AKP-ja (për 0.5 milion). 

Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 30.8 milionë euro gjatë muajit gusht 2023. Investimet në depozita janë rritur për 60.5 milionë, kurse letrat me vlerë janë zvogëluar për 29.7 milionë euro, krahasuar me muajin korrik 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi më 31 gusht 2023 ishte 1,135.1 miliardë euro.

Depozitat në BQK më 31 gusht 2023 ishin 1.5 miliardë, prej të cilëve 824.0 milionë janë nga Qeveria qendrore, 556.3 nga bankat komerciale dhe 163.6 AKP-ja. Kapitali i BQK-së më 31 gusht 2023 ishte 87.7 milionë euro.

Asetet rezervë në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën 1,391.7 milionë euro e që janë për 61.3 milionë euro më ta larta se në muajin paraprak. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e parasë së gatshme dhe depozitat me jashtë për rreth 92.1 milionë euro.  Ndërsa investimet në letra jashtë kanë rënë për rreth 29.1 milionë euro.  

banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin qershor 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore)

Bilanci i pagesave deri në fund të qershorit 2023 u karakterizua nga një deficit i llogarisë rrjedhëse i cili shënoi një vlerë prej 502.7 milionë euro e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar është më i ulët  për 19% (623.7 milionë euro ishte deficiti deri në qershor 2022).

Bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shërbimet  deri  në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro). Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.

Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.

Të ardhurat parësore deri në qershor 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 45.9 milionë euro, i cili krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, është më i ulët për rreth 48% (88.1 milionë euro ishte deri në qershor 2022).

Llogaria e të ardhurave dytësore në të cilën përfshihen Transferet rrjedhëse te sektorit qeveritarë dhe  Transferet rrjedhëse të sektorëve tjerë (dërgesat e emigrantëve (remitancat) dhe transferet ku përfshihen donacionet, pensionet, etj.) mbetet kontribuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në qershor 2023 kjo llogari shënoi rritje për 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të 2022, dhe arriti vlerën 949.1 milion euro (849.6 milionë euro ishte bilanci pozitiv deri në qershor 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022).

Asetet në llogarinë financiare deri në qershor 2023 ishin  274.8 milionë euro, ndërsa detyrimet financiare shënuan vlerën prej  517.3 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023shënoi rezultat prej  271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro)  është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro).  Investimet direkte arriten vlerën  374.2 milion euro e që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022).  

Bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 janë rritur për 86.7 milionë euro.

Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative  (135.9) milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë. (vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022).

Asetet rezervë deri në qershor 2023 janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro.

banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

BQK në vijim të publikimit të statistikave bankare për muajin korrik 2023 (më 23 gusht 2023, https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore), sipas kalendarit të publikimeve, ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për korrik 2023. Njëkohësisht, u publikuan remitancat për muajin qershor dhe ato preliminare për korrik 2023. 

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë arritën vlerën 455.4 milionë euro, me një rritje prej 8.1 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Bruto kreditë e ndërmjetëseve tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 328.6 milionë euro në korrik 2023, rritje për 7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga rritja e kredive të aktivitetit të sektorit financiar. Kreditë ndaj ekonomive familjare në korrik 2023 përfaqësojnë 63% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Asetet e Fondeve Pensionale arritën vlerën prej 2.6 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4%  të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në korrik 2023 ka arritur në 1.99 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.  Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes së investimeve jashtë vendit, por njëkohësisht është vërejtur se ka pasur rritje të përformancës së  letrave me vlerë ekzistuese të cilat janë investuara me herët.

Asetet e Kompanive të sigurimit arritën vlerën 296.3 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 2.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbejnë 44.9%, letrat me vlerë dhe asetet tjera përbejnë 28.5 % të aseteve.

Remitancat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18%  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Prurjet më të mëdha të remitancave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%.

Vlera remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth  116 .8 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

BQK

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin korrik 2023, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare, Borxhi i Jashtëm i Kosovës dhe Llogaritë Financiare  për tremujorin e dytë 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore)

Bilanci i pagesave deri në fund të korrikut 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 450.2 milionë euro (584.7 milionë euro ishte deficiti deri në korrik 2022).

Bilanci tregtar në mallra deri në korrik 2023 kishte deficit në vlerë 2.47 miliardë euro, që është pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, por me një përkeqësim të lehtë (deficit më i lartë prej 3.8%). Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 6.2 % dhe shënoi vlerën 498.3 milionë euro (531.2 milionë euro ishte deri në korrik 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 2.0 % duke arritur vlerën 2,963.5 milion euro (2,906.3 milionë euro ishte deri në korrik 2022).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në korrik 2023 shënoi vlerën 835.9 milionë euro, e cila paraqet rritje për 166.5 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Të ardhurat parësore deri në korrik 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 58.2 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar si vlerë kumulative kishte vlerën 77.2 milionë euro. Kjo paraqet një rënie rreth 25% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa nëse e krahasojmë vetëm korrik 2022 me korrik 2023, vërejmë se këtë vit kemi kalim nga bilanci negativ në atë pozitiv, duke arritur në 12.7 milionë euro në muajin korrik.

Llogaria e të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në korrik 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 7.4% apo 77.1 milionë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën 1,121.0 milionë euro (1,043.8 milionë euro ishte bilanci pozitiv deri në korrik 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2023 shënoi 753.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 84 milionë euro ose 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Asetet në llogarinë financiare deri në korrik 2023 ishin 400.4 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 566.7 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të korrikut  2023 ishin për 20 milionë euro më të larta dhe shënuan vlerën 443.3 milionë euro (423.2 milionë euro deri në fund të korrikut 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 121.0 milionë euro (89.3 milionë euro deri në korrik 2022).

Investimeve në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në korrik 2023 janë rritur për 267.3 milionë euro.

Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në korrik 2023 kanë shënuar vlerë negative 207.0 milionë euro (vlerë negative prej 281.2 milionë euro deri në korrik 2022).

Asetet rezervë deri në korrik 2023 janë rritur për 95.7 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 209.3 milionë euro.

Pozicioni i investimeve ndërkombëtare në tremujorin e dytë 2023, shënoi bilanc negativ të në vlerë 1,739.7 milionë euro. Kjo nënkupton që asetet ndërkombëtare të Kosovës janë më të ulëta se detyrimet ndërkombëtare për këtë vlerë.

Asetet e jashtme  në tremujorin e dytë 2023janë rritur për 161.7 milionë euro nga tremujori paraprak duke arritur vlerën 6,801.7 milionë euro. Rritjes së aseteve gjatë kësaj periudhe i kanë kontribuar kategoria e investimeve direkte për 52.6 milionë euro, investimet në letra me vlerë janë rritur për 43.8 milionë euro, investimet tjera janë rritur për 50.6 milionë euro dhe asetet rezervë janë rritur për 14.6 milionë euro.

Detyrimet e jashtme në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2023, janë rritur në vlerë prej 275.0 milionë euro duke shënuar vlerën 8,541.4 milionë euro. Në kuadër të detyrimeve, investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për 187.8 milionë euro, ndërsa investimet tjera për 87.2 milionë euro.

Borxhi i jashtëm brutoi cili përfshin borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2023, arriti vlerën 3,572.3 miliardë euro i cili shënoi rritje për 112.9 milionë euro krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti. Kontribuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë është sektori privat i cili u rrit për 95.4 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak të këtij viti. Ndërsa borxhi publik pat një rritje prej 17.1 milionë euro.

Borxhi i sektorit publik ka një pjesëmarrje rreth 24% në gjithsej borxhin e jashtëm, vlera e të cilit në fund të qershorit 2023 ishte 841.8 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të qershorit 2023 ishte 670.2 milionë euro, me rritje për 19.1 milionë euro.

Borxhi i sektorit privat në fund të qershorit shënoi vlerën 2,730.4 milionë euro.

Titulli: “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, fton nxënësit e klasave dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, të shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për Esenë më të mirë për edukim financar.

Titulli: Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!

Kriteret e konkursit

  • Eseja duhet të ketë maksimum 2 000 fjalë;

Eseja me temën Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”, mund të shtjellojë konceptet si në vijim:

  • rëndësinë e menaxhimit te parave,
    • pikëpamjet tuaja mbi rolin dhe rëndësinë e menaxhimit të financave personale,
    • ndikimi i sjelljes individuale financiare, jo vetëm për të ardhmen financiare, por edhe për mjedisin dhe shoqërinë,
    • Qëndrimin e të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar, si dhe dëshirat / qëllimet që përpiqeni t’i realizoni përmes kursimeve tuaja;
  • Eseja duhet të jetë origjinale, kreative, motivuese dhe jo e kopjuar apo e përkthyer;
  • Eseja duhet të jetë në gjuhën Shqipe/ serbe/turke/boshnjake/angleze.

Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: [email protected]

Në subjekt shënoni: “Konkursi për ese”

Mos harroni të shënoni :

– Emrin dhe mbiemrin;      

– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ profesorit.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve 30 prill 2023.

7 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 200 euro,

Çmimi i II -150 euro,

Çmimi i III-100 euro,( 5) .

Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së, dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së  www.bqk-kos.org , platformës së  BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë përmes [email protected]. Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikon numrin e 18-të të Raportit të Stabilitetit Financiar (RSF), i cili ofron një pasqyrë të rreziqeve potenciale për stabilitetin financiar në vend, gjithmonë në funksion të sigurimit të objektivit parësor të BQK-së, ruajtjes së stabilitetit financiar përmes identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve që kanosin sistemin financiar dhe infrastrukturën e tij. 

Numri i 18-të i raportit pasqyron një analizë të detajuar rreth zhvillimeve në aktivitetin, performancën, rreziqet dhe infrastrukturën financiare në Kosovë në periudhën janar-dhjetor 2021, si dhe vlerësimin e rreziqeve për periudhën vijuese.

Sistemi financiar përballoi suksesshëm sfidën më të madhe në historinë e funksionimit të tij, të shkaktuar nga kriza pandemike. Si rezultat i përmirësimit të përgjithshëm të situatës pandemike, lehtësimit të masave kufizuese të lëvizjes si dhe masave mbështetëse qeveritare dhe rregullative, ekonomia, respektivisht sistemi financiar në Kosovë shënuan rikuperim të hovshëm në vitin 2021. Sidoqoftë, rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave, e nxitur nga rrethanat e krijuara nga pandemia, si dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022 kanë krijuar pasiguri të mëdha për të ardhmen duke rritur ndjeshëm rreziqet e funksionit për ekonominë dhe sektorin financiar për periudhën vijuese. Ekspozimi i drejtpërdrejtë i sistemit financiar të Kosovës ndaj Ukrainës dhe Rusisë është tejet i kufizuar; sidoqoftë, rreziqet nga rrethanat e krijuara pritet të barten në mënyrë indirekte përmes efektit në inflacion, efektit në rritjen e kostos së financimit, si dhe përmes efektit në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik. Përderisa ecuria e këtyre zhvillimeve është duke u shoqëruar me pasiguri të larta, sektori bankar në Kosovë ka adaptuar qasje prudente të operimit përkitazi me rrethanat si dhe ka krijuar rezerva të kënaqshme të kapitalit dhe likuiditetit për t’u përballuar me rreziqet e rritura të funksionimit të tij në periudhën në vijim.

Raporti i Stabilitetit Financiar (Nr.18)

IMG_3819-1024x683.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, uron të gjithë qytetarët për 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke kontribuuar në zhvillimin e një sistemi financiar që plotëson në mënyrën më mirë nevojat zhvillimore të shtetit tonë.